Nikoliq: Macinka tha atë që mendojnë ndoshta dhe ministrat e tjerë të punëve të jashtme
Kryetarja e Komisionit për Kosovë e Metohi Daniela Nikoliq tha sot se çështja e Kosovës për Sërbinë është “çështje e rendit të parë“, sepse kjo dhe me “Kushtetutë është e garantuar si pjesë e territorit tonë“, transmeton RTV.
“Prej vitit 2012, nën udhëheqje të mirë diplomatike dhe politikën e mirë të presidentit Aleksandar Vuçiq, pothuajse 30 vende kanë tërhequr njohjet e këtij shteti fals”, tha Nikoliq për TV Prva.
Nikoliq vuri në dukje se ka patur presione tek shumë shtete në vitin 2008 që të njihnin Kosovën por që mjaft qeveri dhe ministra të punëve të jashtme, kanë refuzuar të flasin dhe mendojnë se kjo është çështje sërbe dhe që kjo ka qenë e gabuar.
“Ministri i punëve të jashtme të Çekisë Peter Macinka tha atë çka mendojnë ndoshta dhe ministra të tjerë të punëve të jashtme. Si dikush që është nga Kosova dhe Metohia ku jam lindur, rritur dhe jetoj aty, mund të them se kurrë nuk ka vënë në diskutim ndonjë çështje mes njerëzve a mund të lëviznim si popull. Kriza u shkaktua nga faktori i dytë, i tretë, bashkësia ndërkombëtare” tha Nikoliq, transmeton Tanjug.
Ministri çek i punëve të jashtme Peter Macinka tha para disa ditësh se Çekia para afro 20 vitesh, njohu pavarësinë e Kosovës nën presion dhe se mund të sillej më e kujdesshme por që tashmë nuk do të bëjë xheste teatrale dhe se zgjidhja më e mirë për të gjithë do të jetë ajo çka u përshtatet sërbëve dhe shqiptarëve.
Ai në Pragë pas takimit me ministrin sërb të punëve të jashtme Marko Gjuriq fajtore kryesorë për atë që qeveria e atëhershme konservatore çeke e kryeministrit Mirek Topolanek bëri që njohu pavarësinë e Kosovës ndonëse ish presidenti Vaclav Klaus ishte rreptësisht kundër, bëri ministrin e atëhershëm të punëve të jashtme Karel Shvarcenberg dhe ministren amerikane Madllen Ollbrajt.
0 komentet