Nikolliq: Kosova nuk është kompetente të formulojë çfarëdolloj Draft-Statut të BKS

Danijela Vujičić
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e këshillit kuvendor për K&M Daniela Nikolliq vlerësoi se shefja e grupit të deputetëve të të Lëvizjes Vetvendosja Mimoza Kusari Lila dhe kryeministri kosovar Albin Kurti me vetëdije injorojnë të gjitha marrëveshjet dhe detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit, duke e interpretuar atë në mënyrën që u përshtatet, pa ndonjë përdorim real dhe qëllim që ajo të egzistojë.

Ajo përmes platformës “X”, ka thënë se Kosova nuk është kompetente të formulojë ndonjë Draft-Statut të BKS sepse në të kundërtën, sikurse ka theksuar, do të ishte Statuti i “shoqatës së gjuetisë së ngarkuar me gjuetinë e sërbëve dhe formalisht”.

“Skuadra drejtuese që është rezultat i dialogut dhe marrëveshjes së vitit 2013 dhe në bazë të marrëveshjes për Fushëveprimin dhe funksionimin e SD, ka shkruar dhe prezantuar Draft-Statutin e BKS pasi është i vetmi në përputhje me marrëveshjet ku mund t’a bëjnë”, tha Nikolliq.

Ajo theksoi se Kusari Lila ka tre vite që tregon se si do t’u rregullonte jetën sërbëve në Kosovë dhe kjo, siç thekson ajo, sigurisht që nuk është BKS.

“Përveç Draft-Statutit të BKS Skuadra Drejtuese, BE doli me propozimin e saj, të cilin Prishtina e refuzon me këmbëngulje. Për të gjithë është e qartë se në fakt Kurti nuk e do BKS dhe këtë duhet t’a dinë të gjithë”, konkludoi Nikolliq.