Odat e Specializuara: Jemi të përkushtuar në mandatin tonë të garantojmë procedura gjyqësore të drejta

Specijalizovana veća Kosova
Burim: scp-ks.org

Odat e Specializuara të Kosovës njoftuan se janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre, i cili përfshin zhvillimin e procedurave gjyqësore të drejta, të pavarura dhe të paanshme. Në atë institucion nuk dëshironin të komentojnë propozimin për ndryshimin e Ligjit për Odat e Specializuara, të cilin Partia Demokratike e Kosovës e dorëzoi në Kuvend.

"Odat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj mandatit të tyre për të garantuar procedura gjyqësore të drejta, të pavarura e të paanshme, dhe asnjë koment", thuhet në përgjigjen dhënë për Kosovo Onlajn.

Kryetari i PDK Bedri Hamza, spegoi pak ditë më parë se qëllimi i propozimit është ndryshimi i kornizës ligjore sipas së cilës veprojnë Odat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Special duke kufizuar juridiksionin e tyre vetëm në pretendime specifike nga raporti i Dik Martit, ndërsa rastet që nuk hyjnë në këtë fushëveprim do t'i kalonin sistemit gjyqësor kosovar. Shkaku i iniciativës së tillë janë dënimet e dhëna në shkallë të parë ndaj katër ish drejtuesve të UÇK, të cilat kanë nxitur protesta të vazhdueshme. Megjithatë, në analizën e fundit të Kosovo Onlajn ekspertët theksuan se institucionet gjyqësore nuk mund të shfuqizohen apo ndryshohen për shkak të pakënaqësisë së njërës prej palëve në procedurë-madje as përmes vendimeve të Kuvendit-si dhe se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e ka rolin e një organi që shqyrton apo rishikon vendimet e Odave të Specializuara.