Orban: Ideja e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake, është e pamundur
Burim: Kosovo online
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar sot se ideja për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë është qesharake dhe se është e pamundur, transmeton RTV.
Ai u tha gazetarëve para fillimit të samitit të liderëve të BE-së dhe theksoi se serbët dy vitet e fundit kanë vuajtur dhe kanë duruar provokime të ndryshme.
"Ju duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët," tha Orban, transmeton Tanjug.
Ai shtoi se nuk ka stabilitet në Ballkan pa Serbinë dhe se Serbia duhet të ndihmohet për të stabilizuar rajonin.
komentet