Pantiq Pilja: Përmes amendamenteve tentojmë të lehtësohet opinioni i Dora Bakojanit

Beograd_240325_Biljana Pantić Pilja
Burim: Kosovo Online

Delegacioni sërb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës paraqiti 10 amendamente në tekst-propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar, ndërsa shefja e delegacionit të Sërbisë Biljana Pantiq Pilja thotë për Kosovo onlajn se kjo është tentativë për të lehtësuar Opinionin e raportueses së APKE Dora Bakojani.

"Përmes amendamenteve tentojmë të lehtësojmë Opinionin e Dora Bakojanit", ka thënë Pantiq Pilja.

Kjo e fundit ka thënë se vendimi i Këshillit për çështjet ligjore në APKE ku mbështeti draft-opinionin rreth anëtarësisë së Kosovës në Këshillin e Europës-ishte i pritshëm.

"Këshilli mori vendim të pritshëm, por nuk ishte njëzëri, pasi tri anëtarë ishin kundër-dy anëtarë të delegacionit sërb dhe kolegu nga Qipro", ka thënë Pantiq Pilja.

Një prej amendamenteve që ka dorrëzuar delegacioni sërb kërkohet shtyrje e vendimit për pranimin e Prishtinës për t’u bërë anëtare, ndërsa Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara “nuk konfirmon apo miraton statusin e Kosovës e Metohisë".

Sërbia kërkon dhe se teksti i paraqitur të zëvendësohet me qëllim që themelimi i BKS të jetë parakusht për vijueshmërinë e procesit të shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësi dhe jo "detyrim pas anëtarësimit", sikurse egziston në rekomandim.