Pashalliq: Ndaj sërbëve në Kosovë kryhen tortura, askush veç Sërbisë nuk reagon ndaj kësaj

Zoran Pašalić zaštitnik građana
Burim: Screenshot

Avokati i Popullit Zoran Pashalliq ka thënë sot se situata në të cilën sërbët e Kosovës ndodhen, është e keqe, sepse ndaj tyre ndërmerren tortura e askush nuk reagon ndaj kësaj pra me këtë merret veçse Sërbia.

"Situata në K&M është e vështirë, e kjo është shprehja më e butë që mund të përdor, sepse ndaj sërbëve ushtrohen tortura sipas të gjitha definicioneve të saj, i nënshtrohen vuajtjeve fizike e psikologjike dhe çdo gjë që nuk duhet t'i bëhet asnjë njeriu as përmes ndonjë deklarate apo konvente”-ka thënë Pashalliq për RTS.

Veç kësaj, u mohohen të drejtat dhe liritë e ndryshme të cilat garantohen përmes një numër deklaratash e konventash përfshirë edhe të drejtat e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948.

I pyetur se cilat janë mundësitë e tij për të reaguar, Pashalliq tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje rreth kompetencave për çështjet e sjelljeve mizore çnjerëzore, poshtëruese dhe gjithçka që kryhet ndaj sërbëve dhe popullsisë joshqiptare.

“Nuk shtrohet çështja e kompetencave e kjo, në bazë të të gjitha deklaratave dhe konventave, është obligim i të gjithëve, jo vetëm në Sërbi, por institucioneve ndërkombëtare në përgjithësi. Por fatkeqësisht mbrojtja e sërbëve në K&M e vetmja që merret ekskluzivisht, është vetëm Sërbia. Ka munguar reagimi prej institucioneve, organizatave dhe shoqatave të cilat nominalisht apo faktikisht merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e torturave" ka bërë të ditur Pashalliq.

Ky i fundit ka raportuar se institucioni në krye të të cilit është, shumë herë ka përcjellë letra institucioneve përkatëse në Europë dhe botë me qëllim informimin e tyre se çfarë po ndodh në Kosovë.

Kështu, prej Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq është kërkuar t'i përgjigjet pyetjes se në cilin drejtim do të operojë, tha Pashalliq, duke shtuar se edhe Nënkomiteti i Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Torturës, është informuar rreth kësaj që po ndodh në mbarë Kosovën, e në radhë të parë me sërbët dhe joshqiptarët.

Kanë kaluar 10 ditë dhe do t’i drejtohemi çdo institucioni që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Europë dhe botë, për t'i informuar me faktet.

I pyetur se çfarë pret në periudhën e ardhshme, ai u përgjigj se diçka duhet të ndodhë, sepse situata është e paqëndrueshme dhe duhet të ndryshojë.

“U lutemi për ndihmë organizatave, institucioneve që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo është në përshkrimin e kompetencave të tyre, aktivitetet e tyre themelore-të merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Duhet t’a bëjnë këtë, sepse nëse heshtin, atëherë nuk po merren me atë që duhet të merren dhe angazhohen” tha Pashalliq.