Pavkoviq për takimet në Bruksel: Kurti hodhi topin, dialogu për BKS do të vazhdojë
Hulumtuesi i Qendrës për Politikë Europiane Millosh Pavkoviq vlerëson pas takimeve të ndara ditën e djeshme të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me zyrtarë të BE, se është pothuajse e sigurt se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë dhe pritet siç thotë, betejë serioze në llogore diplomatike rreth detajeve të marrëveshjes dhe implementimit përfshirë dhe Bashkësinë e Komunave Sërbe.
Siç thekson Pavkoviq për Kosova Onlajn, përshtypja kryesore e bisedimeve të djeshme, bazuar në deklaratat e presidentit të Sërbisë, është se është krijuar pikënisje e mirë themelore për formimin e BKS dhe se “kemi një lloj marrëveshje në kuadër të marrëveshjes për Bashkësinë”.
“Duhet të kihet parasysh se këto takimet në margjinat e samitit të Këshillit Europian dhe se liderët e vendeve më të mëdha të BE, Italisë, Francës dhe Gjermanisë, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve europiane, Zhozef Borelli dhe Mirosllav Llajçak, mbajtën takime të veçuara me Kurtin dhe Vuçiqin për të diskutuar procesin e mëtejshëm të normalizimit dhe de-eskalimit, si dhe për idetë për sigurimin e autonomisë për BKS në K&M. Për tani nuk ka shumë informacione për përmbajtjen e atyre bisedimeve, por më e rëndësishmja është se duket se që u arrit një lloj marrëveshjeje për formimin e BKS. Këtë e ka përmendur edhe presidenti Vuçiq, se kemi pikënisje të mirë, pa shumë detaje”, tha Pavkoviq.
Ky i fundit kujton se ditët e kaluara janë dëgjuar deklarata nga zyrtarë të BE se bëhet fjalë për një lloj autonomie moderne të komunitetit sërb, por pa ndonjë zgjidhje konkrete. Në këtë drejtim, Pavkoviq pret që në disa takime të mëpasshme në muajt e ardhshëm, të zhvillohet në llogore betejë më serioze diplomatike rreth vetë detajeve të marrëveshjes dhe implementimin.
Sipas fjalëve të tij, dialogu patjetër definitivisht do të vijojë dhe mund të pritet që Vuçiq dhe Kurti së shpejti të ritakohen në të njëjtën tryezë.
“Pritshmëritë janë që dialogu definitivisht të vijojë, para së gjithash për shkak të këtij takimi të djeshëm dhe për shkak të ardhjes së Pesëshes së Madhe, përfaqësuesit e vendeve të Pesëshes më 21 tetor në Beograd dhe Prishtinë. Pres ftesë në muajt e ardhshëm për raund të ri dialogu në të cilin do të angazhohen direkt negociatorët e nivelit të lartë politik. Besoj se kjo do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe se do të bëhet hap më tej në procesin e normalizimit dhe dialogut” bën të ditur hulumtuesi i QPE.
Dialogu po ecën siç thotë ai, në drejtim të krijimit të BKS dhe tani po shqyrtohet çështja e formimit dhe kompetencave që do të ketë vetë Bashkësia.
Për deklaratën bazike të Qeverisë së Kosovës se në parim propozimi në të cilën “pesëshja” solli në Beograd dhe Prishtinë dhe që sipas zëdhënësit të BE Peter Stano, përfshin draft-statutin e BKS bazuar në modelet europiane, Pavkoviq thotë se është e dukshme që “Kurti e hodhi topin kur vjen fjala për Bashkësinë.
“Saç kemi dëgjuar prej deklaratave të Kurtit para ndonjë dite, kjo është se ai e hodhi topin dhe pranoi atë lloj autonomie moderne. Kështu që tani të gjithë sytë janë të përqendruar në vazhdimin e dialogut dhe sesi do të operohet ajo çka është dakordësuar në periudhën vijuese”, përmbylli ai.
Pyetjes se si mund të duket BKS, thekson se në muajt e kaluar është folur për 15 modele të ndryshme europiane dhe se patjetër diçka prej tyre do të merret si referencë.
“Qëndrimi i Sërbisë është se ajo që tashmë është dakordësuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe Marrëveshjen rreth parimeve të BKS të vitit 2015, çka duhet të respektohen dhe zbatohen. Pasi përmes këtyre marrëveshjeve përcaktohen disa baza se si duhet të funksionojë BKS, si duhet të duket dhe cilat do të jenë kompetencat. Nuk kemi deklarata konkrete për marrëveshjet e ofruara, përveç deklaratës së kryeministres së Italisë Xhorxhia Meloni e cila tha se duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme, kështuqë ngelet për t’u shpresuar se do të implementohet në atë marrëveshje të re dhe ajo çfarë është dakordësuar dhe nënshkruar më herët” tha Pavkoviq.
komentet