Përfaqësuesit e Listës Sërbe me Vikofin: Jashtëzakonisht e rëndë pozita e sërbëve të Kosovë
Delegacioni i Listës Sërbe kryesuar nga kryetari i partisë Zllatan Ellek, është takuar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO nê Europë admiralin Xhorxh Vikof me të cilin u vu në dukje pozita jashtëzakonisht e rëndë e popullit sërb në Kosovë si pasojë e presionit të përditshêm, cënimit të të drejtave themelore të njeriut dhe mungesa e mbrojtjes adekuate të popullatês sërbe.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe në takimin që u mbajt në Komandën e KFOR në Prishtinê, theksuan se sërbët e Kosovës po përballen me sfida të shumta të sigurisë politike e instituciinale, bëhet e ditur në njoftimin e kësaj partie.
Është veçanërisht e shqetësuese ekspozimi ndaj presioneve të përditshme, cënimin e të drejtave themelore të njeriut dhe mungesa e mbrojtjes adekuate te popullsisë sërbe.
Delegacioni i Listës Sërbe veçoi se ruajtja e paqes dhe e stabilitetit êshtë me rëndësi kyçe si dhe nevojitet që forcat ndërkombëtare të sigurisë të vazhdojnë të operojnë në përputhje me mandatin e vet për mbrojtjen e pa dallim të të gjithë qytetarëve e veçanërisht popullit sërb.
Përfaqësuesit e partisë kanë thënë se Lista Sërbe ngelet e përkushtuar tek dialogu dhe bashkëpunimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë me synim ruajtjen e paqës së qëndrueshme, sigurisë dhe egzistencës së popullit sërb në Kosovë.
0 komentet