Përfaqësuesit e OJQ-ve nga veriu me Avokatin e Popullit: Vurëm në dukje punën e Policisë Kosovare dhe keqtrajtimin e qytetarëve
Përfaqësues të pesë organizatave të shoqërisë civile nga veriu i Kosovës kanë mbajtur takim me Avokatin e Popullit të Kosovës Naim Qelaj me të cilin është biseduar rreth torturave policore, përdorimin e tepruar të forcës si dhe sulmet verbale nga ana e zyrtarëve vendorë e qëndrorë ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Pas takimit të përfaqësuesve të OJQ-ve nga veriu i Kosovës me Avokatin e Popullit, aktivistja qytetare Jovana Radosavljeviq informoi se qëllimi i takimit ishte të informonin rreth hetimeeve të vazhdueshme për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia Kosovare.
“Kemi kërkuar takim me Zyrën e Avokatit të Popullit, institucionin udhëheqës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të diskutuar rreth problemeve në punën e Policisë Kosovare në veri dhe dëshmitë gjithnjë e më të shpeshta të qytetarëve për keqtrajtime fizike. Qëllimi ynë ishte të mësojmë më shumë për rrjedhën e hetimeve në lidhje me këto pretendime dhe të hetojmë se si mund t’a mbështesim procesin dhe t'i ndihmojmë qytetarët tanë” theksoi Radosavljeviq.
Siç tha ajo, organizatat civile besojnë se sistemi i drejtësisë mund të mbrojë individët dhe komunitetet.
"Jemi këtu pasi besojmë se sistemi ligjor ka ende kapacitet për të mbrojtur individët dhe komunitetet nga veprimet e papërshtatshme të autoriteteve publike. Një nga mekanizmat e tillë afirmativ, është e garantuar me Ligjin për Mbrojtjen e Diskriminimit, i cili vendos barrën e provës tek pala e akuzuar dhe jo tek viktimat. Tek kjo u kujtojmë të gjithë atyre që ditët e fundit i cilësuan lëvizjet tona si të parakohshme dhe ankesa pa prova” shtoi ajo.
Avokatit të Popullit i është bërë e ditur dhe targetimi i sektorit civil nga zyrtarët. Shembulli i fundit i tillë është kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erdan Atiq, ndaj të cilit drejtori egzekutiv i Qendrës për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike, Dushan Radakoviq paraqiti akuzë në Zyrën e Avokatit të Popullit.
“Këtu jemi për të vënë në dukje tendencën e vazhdueshme të diskreditimit të OJQ-ve nga institucionet vendore e shtetërore, të cilat paralajmërimeve tona për shkelje të të drejtave themelore qytetare dhe të njeriut, i përgjigjen me shënjestrim dhe akuza. Shembulli më i fundit është reagimi i Erdan Atiqit, të cilit i’u shpreh pakënaqësia për faktin se kompanitë e shoqërisë civile po bëjnë punën e tyre, duke kritikuar punën e institucioneve. Kolegu ynë Dushan Radakoviq, të cilin Atiqi e thirri direkt për kritikat ndaj autoriteteve, paraqiti ankesë tek institucioni i Avokatit të Popullit për shkak të sjelljes së një funksionari publik” theksoi ajo.
Kujtoi se organizatat civile po bëjnë punën e tyre dhe se do të vazhdojnë t'u përgjigjen të gjitha shembujve të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
"Hapat tanë të fundit kanë shkaktuar kritika nga aktorë të ndryshëm shoqërorë. Po tërheqim vëmendjen se si shoqëri civile e kryejmë punën tonë paanshmërisht. Do të vazhdojmë të reagojmë ndaj të gjitha situatave të shkeljes së të drejtave të njeriut, jo vetëm në veri apo në vendbanime të tjera sërbe, por në mbarë territorin e Kosovës”, ka shtuar Radosavljeviq.
Prej Euleks kërkuan që të marrë përgjegjësi dhe rreth rasteve të dhunës policore, të raportojë pa u fshehur.
“Organizatat tona për shkak të rastit më të fundit të brutalitetit policor, pezulluan bashkëpunimin me Misionin EULEKS pasi besojmë se puna e tyre më e ndërgjegjshme në monitorimin e institucioneve në sistemin e sundimit të ligjit, mund të kontribuojë në krijimin e një shoqërie të drejtë, në të cilën sërbët dhe komunitetet e tjera, mund të kenë jetë dinjitoze. Ndaj i ftojmë sërish që të marrin përgjegjësinë për raportimin faktik para publikut për dhunën policore ndaj sërbëve të Kosovës pa e fshehur, për të rritur përpjekjet monitoruese të institucioneve në sistemin e sundimit të ligjit në rastet kur pjestarët e kombësisë sërbe ndalohen ose burgosen për shkak të dyshimit të bazuar se përkatësia e tyre etnike është arsyeja për t'iu nënshtruar formave të ndryshme të dhunës dhe diskriminimit dhe për të publikuar rregullisht gjendjen e të paraburgosurve apo të burgosurve”, theksoi ajo.
Gjithashtu përshëndesin reagimin e EULEKS dhe Inspektoratit Policor për rastin e Millosh Subotiqit, kur dy policë u pezulluan për përdorim e tepruar të forcës.
Theksojnë se i tillë reagim, nuk duhet të detyrohet nga masat e shoqërisë civile, por nga praktika.
“Reagimi në kohë i EULEKS dhe Inspektoratit Policor që e vështruam në rastin e Subotiqit, është hap në drejtimin e duhur. Masat fillestare në rastin e Subotiqit, nuk duhet të jenë fundi i këtij procesi, por hapi i parë në procesimin e autorëve dhe emërtimin e masave që kanë karakter parandalues për të gjitha llojet e krimeve të atij lloji. I tillë reagim nuk duhet të jetë përjashtues apo përgjigje e detyruar nga masat drastike të shoqërisë civile, por praktikë sistematike që siguron veprimin konseguent të institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut” konkludohet prej qëndrimit të përbashkët të pesë OJQ-ve nga veriu që u prezantuan nga Radosavljeviq.
Në takim asistuan organizatat: Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike, Iniciativa e Re Shoqërore, Aktiv, Qendra për Afirmim Shoqëror dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial.
0 komentet