PËRmbledhja e javës 64

kompilacija 64
Burim: Kosovo Online

As gjuha letrare dhe as zhargoni ndonjëherë nuk janë mjaftueshëm që të kuptohemi. Disa fenomene të kësaj jave i përshkruam me koncepte popullore dhe për të kuptuar disa të tjera, na nevojiten më shumë sesa mençuri.

Përvoja jetësore, konceptet popullore, fjalët e urta janë të dobishme për të përshkruar dhe kuptuar përditshmërinë. Madje dhe ato të ndërlikuarat, kosovare. Siç thotë profesor Aleksandar Millovanoviq, kryetar i Këshillit për Gjuhën Sërbe.

"Çdo të mirë që e impononi me forcë, bëhet e keqe dhe kur e impononi diçka me forcë ndaj dikujt, atëherë dije se është e dënuar me dështim".

Për të kuptuar se të çon tek dështimi, zakonisht e dimë. Të gjesh shkaqet tek përvoja, apo teorinë, është pak e vështirë. Kështu që të themi se qytetarët e Prishtines dinë se përse ende nuk ka institucione në Kosovë. Nuk e dinë vërtet përse.

“Kjo askujt nuk i përshtatet, nuk e di çfarë bëjnë”, thotë një prishtevaciot me të cilin biseduam këtë javë. Shton: “Kjo është thjesht pa lidhje”.

Qytetarët mund të mos përdorin gjuhën letrare, por realitetin e përshkruajnë me saktësi. Ndërsa politikanët nga ana tjetër, me fjalë të mëdha maskojnë anët e vogla dhe problemet e pazgjidhura.

“Ky stabilitet që ka egzistuar për tre ose katër vitet e fundit në Kosovë, më shumë është përjashtim sesa rregull”, spegon politologu Ognjen Gogiq.

Disa shprehje, ndonëse tingëllojnë njësoj, nuk kanë të njëjtin kuptim kudo. Dhe nuk shkaktojnë të njëjtin reagim tek çdokënd. I parë përmes syve të drejtorit të Policisë Kosovare realiteti duket ndryshe.

"Për tani gjithçka është e qetë dhe stabile, nuk ka ndonjë problem", thotë Gazmend Hoxha, duke vizituar veriun e Kosovës.

Ndoshta problemet nuk i shikojmë sepse për to nuk egzistojnë fjalë. Apo nuk guxon të shqiptohen përherë. Tek kjo na kujtohet gazetari Zhivojin Rakoçeviq.

“Nuk egziston asnjë prej nesh që të paktën një herë të mos pyes veten apo të them diçka në gjuhën e vet”, thotë Rakoçeviq.

Që të mos ketë dilemë se çfarë lejohet dhe çfarë jo, gjykata përcakton rregullat. Dhe përjashtime.

"Përdorimi i simboleve kombëtare", tentoi të spegonte një nga dilemat e kësaj jave zëvendës Avokati i Popullit Nizan Haidari, "rregullohet nga Kushtetuta dhe ligjet".

Dushan Radakoviq nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike jep pamje më të gjerë:

"Askund nuk është i ndaluar përdorimi i flamujve. Si përdoret flamuri i Shqipërisë në tubime në Kosovë dhe nuk është i ndaluar askund", pyet Radakoviq.

Kundër ndalimeve mundesh me fjalë, sfidë dhe veprime. Disa nga këto akte përfundojnë me arrestime dhe ndëshkime. Por lufta vazhdon, dhe poeti Nenad Radenkoviq për Kosovo Onlajn sqaron dhe përsenë.

"Nuk mjafton vetëm të jesh gjallë...", konkludon Radenkoviq.