Peroviq: Me parrullat “UÇK“ dikush donte të sillte trazira mes sërbëve në Kollashinin e Ibarit
Kryekomunari i Zubin Potokut, Millosh Peroviq, tha se parrullat "UÇK" në rrugën kryesore në Zubin Potok paraqesin provokim me të cilin dikush po përpiqet të sjellë trazira mes sërbëve Kollashinin e Ibarit.
Rrugës për në vendkalimin e Bërnjakut, pranë liqenit të Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut, persona të panjohur kanë shkruar parrullën "UÇK", ndërsa Peroviq deklaroi në Instagram se pret që autoritetet kompetente të kryejnë hetim dhe të përcaktojnë se kush është përgjegjës për nxitjen e intolerancës etnike në atë komunë.
"Shkrimi i parrullës "UÇK" në aksin kryesor në komunën me shumicë sërbe, paraqet provokim me të cilin dikush po përpiqet të sjellë trazira mes sërbëve që jetojnë në Kollashinin e Ibarit. Pres që autoritetet kompetente të kryejnë hetim dhe të përcaktojnë se kush është përgjegjës për nxitjen e intolerancës etnike në komunën tonë, si dhe që ministria përgjegjëse për këtë rrugë rajonale të heqë parrullën e kontestuar në afatin më të shkurtër kohor", tha Peroviq.
0 komentet