Petkoviq: Dispozitat në të cilat i referohet zëdhënësi i KE nuk egzistojnë në marrëveshje
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq ka thënë për Kosovo onlajn se dispozitat të cilat i referohet zëdhënësi i Komisionit Europian për rastin e arrestimit të ish pjestarit të UÇK Mitat Llozhani në Sërbi, nuk egzistojnë në Marrëveshjen e përmendur për gjyqësorin të vitit 2015, si dhe as konkluzioneve të ndërmjetësuesit të BE për gjyqësorin e vitit 2016. Sikurse vuri në dukje, nga faza e mosrespektimit të marrëveshjes u kalua në fazën e fabrikimit të tyre.
“Si kryenegociator i Beogradit në dialog në nivelin teknik që po ndërmerret në Bruksel, mund të konfirmoj se dispozitat e pretenduara të marrëveshjes mbi të cilat i referohet zëdhënësi i KE, nuk egzistojnë askund në dokumentet e përmendura. Ai i vitit 2015 është dakordësuar me Marrëveshjen për gjyqësorin e vitit 2016 me konkluzionet e ndërmjetësit të BE për gjyqësorin. Në asnjë tekst nuk përmenden dispozitat për të cilat tha zëdhënësi i KE”, theksoi Petkoviq.
Ky i fundit vlerësoi se duket që nga faza e mosrespektimit, është hyrë në fazën e shpikjes së marrëveshjeve.
“Pyetja e drejtë është sesi kurrë ndonjëherë zëdhënësi i KE nuk ka folur kur Kurti ka arrestuar sërbët?“, pyeti Petkoviq.
Zëdhënësi i Komisionit Europian vlerësoi sot se arrestimi i ish pjestarit të UÇK Mitat Lozhania në Sërbi “është një shkelje më shumë e detyrimeve të Sërbisë” sipas Marrëveshjes së Dialogut dhe Drejtësisë të vitit 2015, transmeton Radio Europa e Lirë në shqip.
“Sipas kësaj marrëveshjeje, Sërbia detyrohet që të mos të nisë hetime apo ndjekje penale për krime të pretenduara të kryera në Kosovë, përveçse nëse këto nuk ndiqen nga autoritetet kosovare. Juridiksioni për krime të pretenduara lufte dhe vepra të tjera të rënda penale janë kompetencë e institucioneve kosovare. Ftojmë Sërbinë që të respektojë këto detyrime” , ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian.
0 komentet