Petkoviq: Ekstremistët e Kurtit nuk u japin paqe as serbëve të vdekur
Pasi vëllazëria e manastirit të Draganacit vizitoi varrezat serbe në Gjilan, ku gjetën monumente të shkatërruara dhe kryqe të përdhosur, theksoi drejtori i Zyrës për KeM Petar Petkoviq se tabloja e vërtetë e jetës në Kosovë pasqyrohet në faktin se monumentet shqiptare mbeten të paprekura, sepse serbët duan paqe dhe bashkëjetesë paqësore me fqinjët e tyre shqiptarë, ndërsa 10 mijë varre serbe janë shkatërruar që nga viti 1999.
Petkoviq ka theksuar në rrjetin social “X” se Prishtina dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i persekutojnë serbët, ndërsa ekstremistët e tyre “nuk u japin paqe të vdekurve”.
“Që nga viti 1999 në Kosovë dhe Metohi janë shkatërruar 10 mijë varre serbe. Të njëjtin fat patën edhe varrezat në Gjilan, një qytet që u spastrua etnikisht nga serbët. Përderisa Prishtina dhe Kurti i persekutojnë serbët, ekstremistët e tyre as sot nuk u japin paqe serbëve të vdekur, tumat u thyen, u përdhosën, u gërryen”, theksoi Petkoviq.
Zyra për Kosovë dhe Metohi së bashku me Eparkinë rashko-prizrenase, shton ai, çdo vit ndajnë mjete të konsiderueshme për restaurimin dhe rregullimin e varrezave serbe, por ato përdhosen vazhdimisht.
“Pamja e vërtetë e jetës në Kosovë dhe Metohi është se monumentet shqiptare mbeten të paprekura, sepse serbët duan paqe dhe bashkëjetesë paqësore me fqinjët e tyre shqiptarë”, thekson drejtori i Zyrës për KeM.
0 komentet