Petkoviq: Është mirë që Maqedonci e dëgjon me vëmendje Vuçiqin, Beogradi e di se çfarë e dhemb më shumë Prishtinën
Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviq, e vlerësoi si pozitive faktin që ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka dëgjuar me vëmendje mesazhet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se “Beogradi e di se çfarë e dhemb më shumë Prishtinën”.
“Maqedonci ende jeton në një realitet paralel dhe mendon se e ashtuquajtura Kosovë është diçka më shumë se një projekt i dështuar që më shumë se gjysma e botës nuk e njeh. Beogradi sigurisht nuk do ta pyesë Maqedoncin nëse duhet të investojë burimet e veta dhe të mbrojë popullin e vet!”, shkroi Petkoviq në rrjetin social “X”.
Ai shtoi se është mirë që Maqedonci po e ndjek strategjinë e zhvillimit të Serbisë.
“Është mirë që Maqedonci e dëgjoi me vëmendje presidentin Aleksandar Vuçiq dhe strategjinë e zhvillimit të Serbisë. Ne e dimë se çfarë e dhemb më shumë Prishtinën!”, shkroi Petkoviq.
0 komentet