Vuçiq: Bisedimet është mënyra e vetme që të zgjidhen problemet në K&M, të forcojmë popullin tonë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se në Kushtetutën e vendit, si dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara shkruhet se “Kosova dhe Metohia është krahinë autonome në përbërje të Sërbisë” çka pjesa më e madhe e botës e njeh dhe e respekton. Tha se bisedimet janë mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve por që sot Sërbia në Prishtinë nuk ka partnerë me të cilët mund të bisedojë dhe vuri në dukje se do të vijojë mbështetja për popullin sërb.
Duke prezantuar “Strategjinë kombëtare Sërbia 2030“, Vuçiq tha se Sërbinë e shikon si vend të pavarur, sovran të lirë që merr vendime të pavarura në politikën e vet të jashtme nën ruajtjen e miqësisë.
“Kur flas për këtë politikë, do të ishte turp që të mos flisja rreth Kosovës dhe Metohisë. Në Kushtetutën e Republikës së Sërbisë është shkruar pamëdyshje se çfarë është Kosova dhe Metohia, krahinë autonome në përbërjen e Republikës së Sërbisë, çka është shkruar dhe në Kartën e KB, Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB“, nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se pjesa më e madhe e botës këtë e pranojnë dhe e respektojnë.
“A është kjo njohje për një pjesë të mirë të botës? Një pjesë jo, pjesa më e madhe e pranojnë dhe respektojnë. Një pjesë e zhvilluar e botës këtë nuk e njeh, sepse ata kryen agresion ndaj Sërbisë, që të mos i realizonin lehtë interesat e tyre gjeopolitike. Sot, shikoni të gjitha dobësitë e tyre në realizimin e këtyre interesave”, nënvizoi ai.
Vuçiq shtoi se udhëheqja e Sërbisë i di të gjitha tipet dhe numrin e raketave të hedhura në fushën e betejës persiane dhe se ndjek dhe zhvillon shkëlqyeshëm përgjigje ndaj çdo krize eventuale në të ardhmen dhe shtoi se Sërbia është shumë më e përgatitur sesa mendojnë disa dhe çfarë do të prisnin disa.
“Përsa i përket Kosovës e Metohisë, e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet janë bisedimet. Nuk dëshirojmë konflikte, luftëra. Bisedime, bisedime...” nënvizoi Vuçiq.
Ai megjithatë shtoi se dikur egzistonin partnerë për bisedime, pavarësisht sesa e vështirë ishte në prag të konflikteve fizike, ndërsa Sërbia sot nuk ka partner me të cilin të mund të bisedojë.
“Dëshira e tyre e vetme është dëbimi i sërbëve dhe dëbimi i Sërbisë. Ndaj duhet të forcojmë njerëzit tanë, spitalet, shkollat. Investimet në arsim duhet të rriten edhe në shëndetësi sepse është shtyllë e mbijetesës. Do të forcojmë ndihmën financiare për çdo nga bashkatdhetarët tanë në Kosovë e Metohi”, tha presidenti Vuçiq.
Ai përmendi se do të përpiqet që partnerëve amerikanë me të cilët ndërtohet rruga nga Rashka deri në Jarinje, t’i vendosë si kusht ndërtimin e autostradës deri në Mitrovicën e Kosovës.
“Kjo nuk do të thotë vetëm për katër komunat sërbe, por për popullin tonë në Kosovë e Metohi e më gjerë”, shtoi Vuçiq.
Ky i fundit bëri të ditur investime të tjera në ruajtjen e shtyllave të identitetit shpirtëror, në kisha dhe manastire të KOS.
“Mbrojmë politikën dhe parimet tona, shkojmë drejt Europës, por para së gjithash mendojmë për veten. Pranojmë sfidën e revolucionit modern të inteligjencës artificiale dhe ecim para”, tha Vuçiq.
Jetojmë në kohën e nisjes së konflikteve të mëdha, duhet të ruajmë paqen dhe stabilitetin
Vuçiq konstatoi se të gjithë jetojmë në kohën e nisjes së konflikteve të mëdha dhe se prioriteti i Sërbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit.
“Ky është vetëm fillimi i konflikteve. Do të vijë pauza. Amerikanët do të shkatërrojnë të gjithë infrastrukturën dhe arkitekturën ushtarake të Iranit, ndërsa iranianët do të tentojnë të mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e vet. Por që do të jetë e qartë në një moment se kush fuqi do të jetë dominuese. Tani është vetëm fillimi i konfliktit, jo vetëm me Iranin por në mbarë botën“, nënvizoi ai.
Vuçiq theksoi se në mbarë botën do të ndodhin ndryshime tektonike.
Theksoi se do të ketë presione gjithnjë e më të mëdha që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë dhe shtoi se kjo nuk do të jetë e afërt.
“Do të vazhdojë dhe do të lindin konflikte të reja dhe më të rënda. Parashikoj se konfliktet do të shkaktojnë viktima të shumta tek njerëzimi sepse do të përdoren armë që janë përdorur vetëm një herë në botë” shpreh bindjen presidenti i Sërbisë.
Synimi i Sërbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin në vend.
“Përherë kemi qenë popull kurajoz e krenar, që ka mbrojtur lirinë më shumë se nga gjithçka. Këtë e kemi paguar me çmim të madh. Në Luftën e Parë Botërore 29% të popullsisë e humbëm, në Luftën e Dytë Botërore pjesa më e madhe e korpusit kombëtar u vra e para së gjithash nga perëndimi i Drinës dhe pjesë e konsiderueshme e territorit të Sërbisë së sotme nga ana e pushtuesit gjerman“, tha ai.
Vuçiq tha se vlera e vetme që duhet t’a mbrojmë është liria dhe pavarësia.
"Ndaj duhet të durojmë provokimet e faktorëve të ndryshëm në rajon. Kjo nuk është dëshmi frike, por duhet të tregojmë mençuri strategjike, vendosmëri për paqe, të mbrojmë njeriun tonë, krijojmë mundësi për ripërtëritje demografike, ku askush nuk ka gjetur ende zgjidhje", tha ai.
Theksoi se Sërbia duhet të ruajë paqen, stabilitetin, jetën e fëmijëve, qytetarëve, grave.
Sërbia nuk do t’a ndryshojë pozitën e neutralitetit ushtarak, po çelim fabrikën e dronëve
Vuçiq tha se Sërbia do të ruajë pozitën e vet të neutralitetit ushtarak, ku sikurse tha, nuk ka ndryshuar as nën presion të madh dhe as nuk do t’a bëjë këtë në 10 vitet e ardhshme.
Pozita e neutralitetit ushtarak, shtoi ai, Sërbisë i ka sjellë shumë gjëra të mira, ndonëse ka paguar çmim.
"Solli respekt të madh tek Sërbia, ndonëse paguam çmim, sepse disa nuk na panë në kampin e tyre, kështu që mbetëm pa fondet e tyre dhe për ne shkruan tekste sesi mezi presim të nisim konflikt në Ballkan, ndonëse kemi heshtur ndaj çdo provokimi dhe dëbimi të popullsisë, për të ruajtur paqen dhe ripërtërijmë identitetin kombëtar sërb", tha Vuçiq.
Ky i fundit nënvizoi se Ushtria e Sërbisë do të forcohet edhe më tej.
"Duhet t’a forcojmë ushtrinë tonë, të bashkëpunojmë përherë me të gjithë. Kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, gjithnjë e më të mira me Kinën. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira strategjike dhe taktike me vendet e NATO, veçanërisht me Aleancën, sepse kurrë nuk duhet t’ia lejojmë vetes që të jemi viktimë e sulmeve të tyre. Ndërsa në botën e sotme, asgjë nuk është më absolutisht e sigurt", vërejti presidenti i Sërbisë.
Ndaj, thotë ai, duhet të bisedojmë dhe me të gjithë të ndërtojmë partneritet dhe besim, duke përmendur se Ushtria e Sërbisë ka stërvitje me ushtri të aleancave dhe vendeve të ndryshme.
"Gëzohem kur dëgjoj se kemi pasur stërvitje të përbashkëta me palë të ndryshme, qoftë me NATO apo me amerikanët. Vazhdoni me stërvitjet dhe me partnerë të tjerë, pasi kontribuon në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë për vendin tonë, por për çdokënd është e qartë të thuhet së Sërbia ruan me xhelozi neutralitetin ushtarak dhe këtë nuk do t’a ndryshojë", theksoi Vuçiq dhe shtoi se vitin 1999 sigurisht nuk mund t’a harrojmë, por duhet të ndërtohen raporte të mira.
Përsëriti se ushtria, si dhe policia, do të forcohen në mënyrë të përshpejtuar.
"Në këtë plan, nuk do të shikoni të holla të destinuara për këtë, por me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, po ndajmë më shumë se 2.5% të PBB për ushtrinë dhe policinë. Vetëm në tre muajt e fundit, më shumë se 6 miliardë euro për armatim e pajisje. Para shumë e madhe për Sërbinë e vogël", tha Vuçiq.
Kjo, vuri në dukje, nuk do të thotë përgatitje për luftë, por ruajtje për paqe.
"Kjo është e vetmja garanci se do të ruajmë paqen", qartësoi Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se Sërbia duhet t'i përmbahet të drejtës ndërkombëtare dhe të jetë e gatshme të përballet me kërcënimet, duke kujtuar përpjekjen për të cënuar integritetin territorial të vendit.
Informoi dhe për çeljen së shpejti të fabrikës së dronëve.
"Së shpejti, do të çelim fabrikën e parë të dronëve seriozë, më seriozen e prodhimit botëror. Nga fundi i prillit, do të kalojmë në prodhim të plotë me partnerin e huaj", tha presidenti Vuçiq.
Sërbinë në vitin 2035 e shikoj si anëtare e Unionit Europian
Presidenti theksoi se Sërbinë në vitin 2035 e shikon si anëtare të Unionit Europian.
"Shikoj Sërbinë në vitin 2035 si anëtare e Unionit Europian. A do të kemi të drejtë vote, komisioner? Nuk e di. Por për këtë, duhet të përshpejtojmë reformat tona", theksoi Vuçiq.
Kjo duhet të nënkuptojë sundimin e ligjit, ndonëse sikurse vuri në dukje, shpesh nuk ka të bëjë fare me sundimin e ligjit, por që duhet të përmbushen detyra të caktuara, pavarësisht se sa qesharake mund të jenë ndonjëherë, sepse dikur kërkohet diçka që nuk ekziston askund.
"Dhe të gjithë këtë duhet t'a kapërcejmë dhe kuptojmë, sepse do të ketë truke të tilla", shtoi ai.
Megjithatë, vuri në dukje, në këndvështrimin e BE ka shumë gjëra të mira që i diskutoi me zyrtarët europianë Ursula fon der Lajen dhe Antonio Koshtën, duke përmendur mbështetjen e tyre në fushën e energjitikës dhe infrastrukturës.
“Sërbia do të përshpejtojë reformat në rrugën drejt BE, por nuk varet gjithçka prej nesh, më shumë varet nga vendimet e të tjerëve”, kujtoi Vuçiq, duke shprehur frikën e tij se në Europë nuk dinë të shikojnë me të vërtetë atë që po ndodh rreth nesh, përmbajtësisht dhe strategjikisht.
0 komentet