Petkoviq: Kurti nuk tërhiqet  para asgjëje në dëshirën që sërbët t’i lërë pa përfaqësuesit e tyre legjitimë

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë, Petar Petkoviq, njoftoi se presioni i Prishtinës ndaj popullit sërb vazhdoi me sulme ndaj përfaqësuesve të Listës Sërbe, të cilët morën letërthirrje për t'u dëgjuar si të pandehur, si dhe se Albin Kurti nuk tërhiqet para asgjëje as nga dëshira që sërbët t’i lërë pa përfaqësuesit e tyre legjitim.

"Kurti nuk tërhiqet prej asgjëje në dëshirën që të thyejë sërbët dhe për t'i lënë pa përfaqësuesit e tyre legjitimë që ai dhe Rashiqi i tij të mund të vazhdojnë terrorin ndaj popullin tonë. Nuk do t’ia dalë", tha Petkoviq në rrjetin "X".

Ai vlerësoi se procesi ndaj udhëheqësisë së Listës Sërbe është provë se vetëm ajo parti vepron në interes të popullit sërb.

"Ndaj janë në shënjestër të Prishtinës", tha Petkoviq.

Lista Sërbe njoftoi më herët se përfaqësuesve të partisë Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq i’u dorëzuan letërthirrje nga prokurori, në lidhje me procedurat ndaj tyre qysh nga viti 2024 për falsifikim të dyshuar të dokumenteve, duke theksuar se kjo është në vazhdën e presionit institucional dhe pjesë e planit persekutues ndaj sërbëve.

Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe, Igor Simiq, tha për Kosovo Onlajn se do t'i përgjigjej thirrjes së prokurorit sepse nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se ka punuar në përputhje me ligjin, në interes të qytetarëve.

Pas këtyre veprimeve, sikurse beson, fshihen motive politike dhe qëllimi është që të rëndohet puna e përfaqësuesve të popullit sërb.