Petkoviq: Gënjeshtrat e Kurtit për liritë që garantojnë popullin sërb, fyerje për çdo sërb
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka vënë në dukje se janë fabrikime dhe të pavërteta të Albin Kurtit për liritë që supozohet se i garanton popullit sërb në Kosovë dhe Metohi dhe janë fyerje për çdo sërb.
Sikurse bëhet e ditur në njoftim, Petkoviq theksoi se Kurti ngurron të shkojë mes sërbëve ose sepse i urren ata ose sepse turpërohet, por edhe kur guxon t’a ndërmarrë atë hap, vjen si ujk i veshur me lëkurën e qengjt, me mesazhe të pakuptimta që nuk kanë bazë në realitet.
“Rreth asaj sesa u lejohet sërbëve të vendosin për përfaqësuesit e tyre dhe të marrin vendime politike, dëshmohet më elokuencën e fushatës panikosëse të Kurtit kundër Listës Sërbe, si dhe përpjekja e vazhdueshme për t’a bërë Nenad Rashiqin i cili është gjithçka tjetër por jo përfaqësues sërb, të bëjë figurë legjitime politike", thotë Petkoviq.
Sikurse shton, guximi i Kurtit kaloi çdo kufi në momentin që shkeli në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës ku përditë uzurpohen institucionet sërbe dhe zbatohet politika e pushtimit, ndërsa vetë është i vetëdijshëm, kjo konfirmohet nga fakti se ai i’a mbathi drejt Prishtinës vetëm pas disa minutash filmimi dhe fotografimi.
"Kurti mundet vetëm të ëndërrojë për ndonjë sukses politik në katër komunat në veri të Ibrit, sepse sërbët me të drejtë e shikojnë fajtor për të gjitha të këqijat që mbijetojnë, dhe shfuqizimi i regjimit të tij shovinist, është tërësisht qëllim shumë i qartë politik i çdo sërbi të ndërgjegjshëm dhe të ndershëm në veri të Kosovës dhe Metohisë", tha Petkoviq.
0 komentet