Petkoviq: Këshilli i Europës nuk duhet të bjerë pre e mashtrimit të Kurtit
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq, thotë se po vazhdon tentativa e mashtrimit të madh e kryeministrit kosovar Albin Kurti nën mbështetjen e disa mentorëve të tij, të cilët për të mashtruar Këshillin e Europës, orën e fundit para nisjes së takimit të Komitetit të Ministrave të KE, dërguan letrën në të cilën bëhej e ditur se deri në fund të muajit pretendohej se do të përmbushë detyrimin e tij dhe përcjellë draft-statutin e BKS në Gjykatën Kushtetuese.
Petkoviq theksoi se Këshilli i Europës nuk mund të bjerë pre e mashtrimeve, pasi gjithçka që Kurti po bën momentalisht, nuk ka lidhje me dialogun, por vetëm me lëvizjet e tij të njëanshme dhe të dhunshme, të drejtuara ndaj popullit sërb në Kosovë.
“Në letër më tej thuhet se ai statut është hartuar nga Kurti, në koordinim me të dhe sërbët besnikë të Kosovës, ndërsa bazë ka dokumentin e përgatitur nga Fondacioni gjerman Fridrih Ebert, bëhet e ditur në deklaratën e Petkoviqit.
Ky i fundit tha se bëhet fjalë rreth falsifikimit të pastër, përmes të cilit Kurti dëshiron t'i shmangë detyrimet e veta nga dialogu dhe këtë e spegoi në shtatë pika.
“E para, sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, statuti final është dakordësuar dhe miratuar në dialog të nivelit të lartë, kështu që nuk bëhet fjalë se ky mund të jetë akt i njëanshëm i Prishtinës! E dyta, gjithashtu sipas marrëveshjeve, draft-statuti i BKS është në kompetencë të Ekipit Drejtues i cili më 2 maj të 2023 në Bruksel në dialogun e nivelit të lartë, prezantoi draftin e vet. E treta, ekipi drejtues përbëhet nga sërbët e Kosovës e Metohisë dhe ata zyrtarisht për këtë çështje përfaqësojnë interesat të popullit sërb në K&M me të cilin prej shumë muajsh janë duke u koordinuar shkrimin e draft-statutit”, tha Petkoviq.
Ky i fundit si provë tjetër që bëhet fjalë për falsifikim, përmendi dhe se më 21 tetor 2023, Pesëshja e Madhe së bashku me Llajçakun, Beogradit i paraqitën draft-statutin e BKS të përgatitur nga BE.
"Beogradi shprehu gatishmërinë e vet për të punuar në këtë dokument, si pikënisje e mirë për hartimin e Statutit final. Qëndrimin pozitiv ndaj këtij dokumenti, e kemi shprehur qartë në pjesën që ka lidhje me respektimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, dhe pa hyrë në çështje që do të ishin të karakterit statusor”, tha Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se draft-statutin e BE, Kurti e refuzoi publikisht dhe tha se rreth tij nuk dëshiron të bisedojë.
“E gjashta, e pamundur që organizatat joqeveritare të shkruajnë statutin e BKS, e aq më pak që një dokument i tillë të vendoset si një lloj propozimi zyrtar. E shtata asnjë grup i vogël që është mbledhur rreth kryekomunarëve të paligjshëm shqiptarë, nuk mund të jetë përfaqësues legjitim i popullit sërb, me të cilin Kurti do të bisedonte rreth Satutit, veçanërisht duke pasur parasysh se këta individë fituan 3.5% të votave të shqiptarëve në veri, ndërsa këto zgjedhje populli sërb i bojkotoi”, tha Petkoviq.
komentet