Petkoviq: Kurti kot po mburret se është hero, ai nuk pyet për vizitën e Vuçiqit në Kosovë dhe Metohi

Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se nervozizmi i Albin Kurtit po rritet për shkak të marrëveshjes në Ohër, prej nga u kthye pa asnjë nënshkrim dhe njohje nga Beogradi, por me detyrimin për të formuar BKS-në, kështu që tani kot po mburret se mund t'ia ndalojë Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq të vizitojë Republikën e Kosovës, edhe pse ai nuk pyet asgjë për këtë.

Petkoviq pyeti “kush është Kurti që t’i përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq kur ka marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë qartë këtë çështje”?

“Në Ohër është rënë dakord qartë që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë.
andaj edhe Marrëveshja për vizitat zyrtare, sipas së cilës Prishtina mund të marrë parasysh vetëm vizitën e zyrtarëve nga Beogradi në zonën e Kosovës dhe Metohisë,  e jo se e miraton apo e ndalon”, thotë Petkoviq. 

Ai shton se deklaratat e tilla të Albin Kurtit tregojnë më së miri se me çfarë faktorin e shqetësuar po përballet vazhdimisht Beogradi në dialog.

“Është e qartë se Kurti nuk dëshiron dialog dhe po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por Kurti mund t'i shesë ato marifetet e tij, ndoshta në treg dhe askund tjetër. Duket qartë se Kurti ka frikë nga vizita e Vuçiqit sepse ai e di se sa do të thotë ajo për popullin serb në Kosovë dhe Metohi, dhe Kurti shkon në zonat serbe fshehurazi dhe me mashtrim, dhe kthehet me hundë të varur dhe punë të pa kryer”, tha Petkoviq.