Petkoviq: Kurti provokon konflikte, kërcënimet ndaj Sërbisë duhet të alarmojnë opinionin ndërkombëtar

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së mbrëmshme të Albin Kurtit në Gjakovë dhe vlerësoi se ai fushatën elektorale sërish e nisi me kërcënime ndaj popullit sërb dhe Sërbisë. 

“Sikurse kemi paralajmëruar shumë herë, Albin Kurti dje në mbrëmje fushatën e tij elektorale e nisi me kërcënime ndaj popullit sërb dhe Sërbisë, por sikurse e thotë bukur populli ynë me pushkë bosh! Ajo me të cilën Kurti hidhet për hir të fushatës së tij politike nuk janë as ushtria as policia, por e ashtuquajtur ushtri inegzistente që nuk mund të lejohet të shkelë në veri të K&M dhe banda parapolicore kriminale, është kulmi i karrierës që po bën selfie në veri të K&M dhe po frikëson gratë sërbe, ashtu sikurse është kulmi i karrierës politike të Kurtit, për të pirë kafe në veri të Kosovës e Metohisë, ku sa herë që ulet në kafenetë shqiptare bosh, ruhet me armë tytëgjata” ka thënë Petkoviq në reagim. 

Ky i fundit shtoi se “kur kërcënimet vijnë nga një urrejtës sërb i dokumentuar që ëndërron të ashtuquajturën Shqipëri të Madhe, atëherë këto kërcënime duhet të ndezin alarmin tek opinioni ndërkombëtar. 

“Pasi ai që kërcënon me ndonjë ushtri apo polici është një hap prej provokimit të konfliktit dhe me politikat e tij të çmendura, mund të jetë fajtori i shumë fatkeqësive për rajonin tonë” deklaron drejtori i Zyrës për K&M.

Ai theksoi se Kurti në mitingun paraelektoral ka nëpërkëmbur edhe më shumë zgjedhësit e vet. 

“Ai u konfirmoi se 'Kosova' në fakt është e ashtuquajtur, pasi përveç flamurit shqiptar, flamuri i krijesës seçesioniste, askund nuk ishte” konkludoi Petkoviq.