Petkoviq me Çulik: Lëvizjet e njëanshme të Kurtit synojnë një Kosovë etnikisht të pastër
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në Byronë Amerikane për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Punës, Nikoll Çulik dhe me atë rast ka theksuar se qëllimi i kryeministrit të Kosovës është që “përfundimisht t'i dëbojë institucionet serbe dhe popullin serb nga vatrat e tyre shekullore dhe kështu të realizojë ëndrrën e tij për një Kosovë etnikisht të pastër”.
Petkoviq e informoi Çulikun për gjendjen aktuale në Kosovë, pas inkursionit të Policisë së Kosovës "me armë tytëgjata dhe pajisje të plota ushtarake" në degët e Bankës së Kursimeve Postare dhe Departamentin e Thesarit të Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë në veriu, duke theksuar se ky është sërish një veprim i njëanshëm dhe shumë i rrezikshëm i Prishtinës, i cili rrezikon të përshkallëzojë situatën në terren dhe të rrezikojë stabilitetin e të gjithë rajonit, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovë dhe Metohi.
Ai shtoi se është fare e qartë se qëllimi i Kurtit nuk është vetëm t'i lërë serbët pa rroga, pensione dhe mjete elementare të jetesës dhe t'u mohohet trajtimi dhe arsimimi, “por përfundimisht të dëbohen institucionet serbe dhe populli serb nga vatrat e tyre shekullore dhe kështu të realizohet ëndrra e tyre për një Kosovë etnikisht të pastër”.
“Petkoviq kujtoi një sërë lëvizjesh të përditshme, të njëanshme me të cilat regjimi i Prishtinës kryen dhunë të motivuar etnikisht kundër serbëve në provincë, siç janë sulmet fizike ndaj serbëve, kishat dhe manastiret e tyre, pastaj në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet, ndalimi i lirisë së lëvizjes së zyrtarëve serbë, përfshirë patriarkun serb, i cili nuk mund të hyjë në provincë, ndalimi i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë për 10 muaj, Arrestimet ilegale të serbëve, me akuza të rreme për krime lufte, farsa rreth referendumit të fundit për largimin e kryetarëve të rrejshëm shqiptarë në veri të Kosovës dhe Metohisë, që tregoi qartë se Kurti ka vendosur të vazhdojë të ushtrojë pushtetin në katër komuna serbe me 3.5% të votuesve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, shtohet se Petkoviq ka paralajmëruar se regjimi i Albin Kurtit e pengon me këmbëngulje dhe sistematikisht dialogun, me qëllim që ta përfundojë atë plotësisht.
“Në atë drejtim çon edhe refuzimi nga delegacioni i Prishtinës i të gjitha propozimeve të paraqitura nga Beogradi gjatë shtatë raundeve të takimeve në Bruksel, në frymën e qëllimit më të mirë për të zgjidhur çështjen e përdorimit të dinarëve dhe transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore në mënyrë paqësore dhe të qëndrueshme, me një kompromis”, tha drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi.
Siç deklaroi ai, as komuniteti ndërkombëtar, me thirrjet e tij, nuk është në gjendje ose ndoshta nuk dëshiron të ndalojë Albin Kurtin në veprimet e tij të njëanshme dhe të dhunshme, të cilat dita-ditës e vështirësojnë jetën e serbëve në krahinë dhe sigurinë e tyre gjithnjë e më të pasigurt”.
Në fund të bisedës ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi se duhet bërë presion mbi Prishtinën me veprime konkrete të ndalet dhuna dhe terrori ndaj popullatës serbe në Kosovë, të kthehen në thelb dialogu dhe përfundimisht të zbatohet ajo që është rënë dakord deri më tani në Bruksel, mbi të gjitha të mundësohet formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe me kompetenca dhe instrumente thelbësore për mbrojtjen efektive të pozitës dhe interesave të popullit serb në krahinë.
0 komentet