Petkoviq me Elhersmanin: Prishtina me veprime të njëanshme shemb të gjitha arritjet e dialogut
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Sërbi Martajn Elhersma me të cilin bisedoi për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe vuri në dukje në atë që Bashkësia e Komunave Sërbe nuk është formuar prej më shumë se 13 vitesh.
Zyra për Kosovë e Metohi deklaroi se Petkoviq informoi Elhersmanin për veprimet e njëanshme antisërbe të pushtetit në Prishtinë me në krye Albin Kurtin.
Sikurse bëhet e ditur në njoftim, Petkoviq bashkëbiseduesit të tij i tha se Beogradi është partner i besueshëm në dialog dhe respekton të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në Bruksel, por që Prishtina nga ana e saj prej më shumë se 13 vitesh ka shmangur detyrimin për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe ku sikurse shtoi, është themeli më i rëndësishëm për respektimin e të drejtave kolektive e individuale të sërbëve në Kosovë çka garantohet nga vetë Unioni Europian.
Petkoviq theksoi veçanërisht se Prishtina nga ana e vet jo vetëm që nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara, por në terren, me veprime të njëanshme dhe të paligjshme, shemb të gjitha arritjet e dialogut dhe shkel të gjitha të drejtat themelore njerëzore të popullit sërb.
"Veçanërisht janë shqetësuese arrestimet arbitrare e të motivuara politikisht i sërbëve në K&M që kryhen mbi baza politike, pa bazë ligjore dhe me qëllim frikësimin dhe dëbimin e popullit tonë. Ai kujtoi se 37 sërbë u ndaluan në Gazimestan, gjatë kremtimit të Vidovdanit, disa prej të cilëve u ekspozuan nga tortura dhe brutaliteti policor, trajtimit të turpshëm dhe poshtërues nga e të ashtuquajturës Polici Kosovare", shkruhet në deklaratë.
Shtohet se Beogradi, nga ana e vet, është i përkushtuar për ndërtimin e paqes, bashkëjetesës dhe normalizimin e marrëdhënieve në terren përmes dialogut mës Beogradit dhe Prishtinës, por që pala tjetër krizën aktuale politike në Prishtinë e shfrytëzon si justifikim për zgjatjen e dialogut dhe për të tërhequr hapat e njëanshëm në dëm të popullit sërb.
"Ndaj, është e nevojshme që Unioni Europian, përmes mekanizmave të vet, të bindë Prishtinën të mbajë qëndrim të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj dialogut të zhvilluar në Bruksel dhe të përmbahet nga të gjitha hapat e paligjshëm që shkojnë kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve", konkludhet nga Zyra për K&M.







0 komentet