Petkoviq: Vetëm dialogu mund t’u ofrojë siguri sërbëve, rasti i Todosijeviqit shembull i të ashtuquajturës të drejtë ligjore

Petar Petković
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, në vigjilje të bisedimeve me Prishtinën në Bruksel më 4 prill, ka thënë se Beogradi përherë ka qenë i përkushtuar në dialog dhe vetëm dialogu mund të çojë në normalizimin e marrëdhënieve çka është e nevojshme për të siguruar një jetë të sigurtë, veçanërisht për sërbët në Kosovë të cilët përditë ndihen të shtypur. Duke komentuar faktin se kryetari i organit të përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq, një ditë para takimit në Bruksel, ka marrë ftesë për të vuajtur dënimin me burg, Petkoviq thekson se rasti i tij është "pamje dhe rast i të ashtuquajturit shtet i së drejtës në Prishtinë”.

Për Radio Beogradin, Petkoviq ka sqaruar se më 4 prill është lënë vazhdimi i procesit të dialogut në nivelin teknik.

"Do të bisedojmë edhe për hapat konkrete për implementimin e atyre që kemi rënë dakord në Ohër përmes linjave të qarta të kuqe të Beogradit për të cilat presidenti Aleksandar Vuçiq shumë herë ka folur pa mëdyshje dhe qartësisht përpara përfaqësuesve ndërkomnbëtare, pjesmarrësve në dialog, por edhe për mbarë publikun" ka thënë Petkoviq duke kujtuar se linjat e kuqe të Beogradit nuk nënkuptojnë pajtueshmërinë për anëtarësimin e Kosovës në KB, apo njohjen e Kosovës de fakto apo de jure nga ana e Beogradit.

Gjithçka tjetër që është dakordësuar në Aneks, siç thotë Petkoviq, mund të diskutohet dhe të shqyrtohet mënyra e zbatimit.

Petkoviq thekson se ka shumë gjëra të rëndësishme që duhet të zbatohen dhe tregon se kur shikohet vetë teksti i aneksit, mund të vërehet se ndër detyrimet e para, është formimi i BKS dhe kjo në përputhje me marrëveshjet e mëparshme prej dialogut.

"Gjithçka mund të dëgjojmë ditët e fundit nga ato që do të thuhen në Prishtinë me qëllim shmangien e detyrimeve që kanë për formimin e BKS se do t’a formojnë në përputhje me vendimet e të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese konform letrës së njëanshme të Mogherinit, Isa Mustafës apo në bazë të disa shkrimeve gazetareske, çka është absolutisht e pakuptimtë. Dihet saktësisht se çfarë është dakordësuar në Bruksel, bëhet fjalë për marrëveshjen e parë të vitit 2013, po në të njëjtin vit është miratuar plani i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, kemi marrëveshje për fushëveprimin dhe mandatin e ekipit drejtues e më pas parimet e përgjithshme për BKS të vitit 2015, ku është përcaktuar qartë se cilat janë kompetencat thelbësore të bashkësisë, qëllimet e saj, organet, si funksionon, përfshirë pikën 16 e cila përcakton saktësisht se Beogradi financon BKS” ka thënë Petkoviq.

Pyetjes sesi e komenton deklaratën e Albin Kurtit që marrëveshja e Ohrit nuk parashikon autonomi për sërbët, Petkoviq tha se pas kthimit nga Ohri, në Prishtinë mbizotëronte një gjendje e nderë ku protestuesit përditë dëshironin të vinin në dukje se BKS është e papranueshme.

Duke thënë se ky është mendimi personal i Kurtit, Petkoviq thotë se për këtë arsye presidenti Vuçiq pas takimit në Ohër u tregua mjaft i kujdesshëm kur tha se “shpresojmë të shkojmë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve”.

Mirëpo, siç vëren drejtori i zyrës qeveritare, duke qenë se Prishtina ka 10 vite që refuzon formimin e BKS me deklaratat e reja, tregon se nuk është e gatshme të shkojë në këtë drejtim.

"Por kjo është çështje për Prishtinën dhe përfaqësuesit ndërkombëtare të cilët janë të detyruar të nxisin Prishtinën të përmbushë detyrimet e veta. Absolutisht do të shihet se kush i qëndron dialogut dhe kush nuk e do atë. Beogradi ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj tij dhe për këtë arsye edhe këtë here, do të shkojmë në bisedime sepse vetëm përmes tyre dhe dialogut mund të sigurohet normalizimi i marrëdhënieve, për të cilat ne kemi shumë nevojë dhe që të bashkëpunojmë e të kemi lirinë e lëvizjes për një jetë normale për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë e Metohi, veçanërisht sërbët të cilët janë të shtypur e që pothuajse përditë i mbijetojnë sulmeve dhe dhunës institucionale”, tha Petkoviq.

Ky i fundit ka shtuar edhe për ftesën që i është bërë Ivan Todosijeviqit në vigjilje të takimit të Brukselit, duke e njoftuar për të vuajtur dënimin në burg çka është "pamja dhe mundësia që ofron e ashtuquajtura e drejta ligjore në Prishtinë.

"Todosijeviq është viktimë e persekutimit politik" thotë Petkoviq.

Ky i fundit thekson se nuk është hera e parë që Prishtina ndërmerr të tilla veprime të njëanshme para takimit të Brukselit sepse siç thotë, dëshiron që në këtë mënyrë të komplikojë më shumë bisedimet.

"Ata këto bëjnë sepse nuk u intereson dialogu. Në rastin e Todosijeviqit, absolutisht gjithçka është plotësisht e qartë sepse është shkelje e marrëveshjes së Brukselit, veçanërisht në pikën 10, ku thuhet qartë se përbërja e trupit gjykues në apel, duhet të jetë me shumicë sërbe për ato raste që vijnë nga zonat sërbe. Në rastin e Todosijeviqit, si dhe në të gjitha rastet e tjera të sërbëve, gjithmonë kanë vendosur tre gjyqtarë të etnisë shqiptare ndërkohë që duhet të jetë e kundërta-dy gjyqtarë të etnisë sërbe dhe një gjyqtar i etnisë shqiptare, por kjo nuk ndodh sepse Kurti dëshiron hakmarrje shtesë ndaj Todosijeviqit dhe sërbëve të tjerë që mendojnë lirshëm dhe për këtë ai dënohet me një vit burg për fjalët që tha“ ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit thotë se në këtë mënyrë çelet dera e krimit verbal në territorin e Kosovës.

"Pa pyesni vetën një herë, çfarë do të thotë kur nga njëra anë Prishtina liron Azem Kurtajn, i cili një natë para Krishtlindjes qëlloi drejt fëmijës sërb në Gotovusha ndërsa ishte stolisur me veshjet e Krishtlindjes dhe u mbajt në arrest shtëpie, e nga ana tjetër për shkak të asaj që tha Todosijeviq për atë që realisht ndodhi në Raçak, akuzohet e më pas dënohet me një vit burg”, shton Petkoviq.

Ky i fundit thekson se ka shumë probleme në nivelin e përditshëm dhe thotë se është e qartë se Kurti dëshiron të vështirësojë procesin e dialogut përmes hapave të njëanshëm.

Nga ana tjetër, siç thekson ai, është e rëndësishme që Beogradi të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin sërb, për të garantuar sigurinë e ruajtur „aty-këtu“ paqen.

Në këtë kuptim, ai i referohet opozitës nga Beogradi e cila, siç thotë ai, “flet për sulmin në Gjakovë e Kaçanik, prej kafeneve të Beogradit dhe nga zyrat e tyre në Beograd ku thotë se kjo tregon qartë se ata nuk kanë asnjë lidhje me sërbët në Kosovë”.

"Nuk i kuptojnë problemet me të cilat po ballafaqohemi, sepse po t‘a kuptonin rëndësinë e problemit, do të kishin bërë diçka për popullin sërb dhe për Kosovën sa ishin në pushtet, e jo t'ia dorëzonin Prishtinës pavarësinë e Kosovës, ku asgjë nuk bërën për të penguar ndonjë njohje, ndryshe nga koha në qeverinë e Vuçiq ku 27 shtete tërhoqën njohjen e Kosovës. Kështu luftohet për Kosovën e Metohinë, me zgjuarsi, përgjegjësi, duke investuar në komunitetet sërbe, në kopshte, rrugë, shkolla të reja, spitale, ndërtime banesash, të gjitha këto janë tregues se kur vendi është i fortë, mund të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë e Metohi gjithnjë e më mirë dhe mbi të gjitha, për të ruajtur paqen, për të cilën do të insistojmë në periudhën vijuese pasi vetëm kështu mund të ruhet jeta e atyre njerëzve. Duhet të kujdeseni njëlloj për sërbët në veri dhe jug të K&M“ ka thënë Petkoviq.