Popoviq: Prishtina pengon dhe politizon çështjen e të zhdukurve

Igor Popović
Burim: Kosovo Online

Ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq ka thënë sot se Prishtina pengon dhe politizon çështjen e të zhdukurve.

Popoviq në konferencën për mediat e organizuar nga Shoqata e Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur në Kosovë, ka thënë se tashmë prej më shumë se 25 vitesh, tema e të zhdukurve është aktuale.

“Ndërhyrja e NATO kaloi në histori, por ende dhemb fati i personave të zhdukur në K&M. Disa janë gjetur dhe varrosur, ndërsa rreth të tjerëve vazhdon të mos dihet asgjë. Kjo është për të ardhur keq që vazhdon të jetë aktuale kjo çështje e cila dhemb dhe ndikon tek të dashurit e tyre. Procesi i gjetjes së të zhdukurve do të vijojë të zhvillohet duke punuar aktivisht për gjetjen e tyre. Kjo është çështje humanitare, çështje e shoqërisë sonë me synim mbylljen e plagëve” ka thënë Popoviq.

Ky i fundit shtoi se Republika e Sërbisë bën gjëra të rëndësishme dhe se kjo çështje është pjesë e procesit negociator tek BE.

“Nuk jemi të kënaqur me pengimin e Prishtinës dhe politizimin e kësaj çështjeje. Puna e Grupit të Punës që merret me këto çështje, është ndërprerë. Ka mjaft lokacione të pagjurmuara, nuk jemi të kënaqur me pjesmarrjen e Euleks, ata mund të japin më tepër kontribut. Këtu është dhe çështja e trafikut të organeve, çështja e Shtëpisë së Verdhë. Nuk mund t’a lëmë në harresë këtë çështje. Shpresojmë që me ligjin që është në përgatitje të ndërmerren me çështjen e të humburve dhe mbështetjen e familjeve, të zgjidhen dhe shumë gjëra” ka thënë Popoviq.

Kryetarja e Shoqatës së Personave të Rrëmbyer dhe të Humbur në K&M Verica Tomanoviq ka theksuar se puna e Shoqatës gjatë 2024, ka qenë e përqëndruar në tërheqjen e vëmendjes tek problemet e pazgjidhura të të zhdukurve.

“Të gjithë janë të vrarë, besojnë misionet ndërkombëtare. Si t'ia spegoni një nëne ku ndodhet djali i saj 17 vjeçar për çerek shekulli? Familjet kanë të drejtën të dinë të vërtetën dhe insistojnë me prova. Kosova dhe Metohia është e mbytur me gjak dhe vuajtje” ka thënë Tomanoviq.

Kjo e fundit shtoi se Unmik dhe Euleks nuk e kanë respektuar mandatin e vet.

“Marrëveshja më e re mes Beogradit dhe Prishtinës jep shpresë që problemi nis të zgjidhet” konkludoi Tomanoviq.

Kryesuesja e Sektorit të Personave të Zhdukur në Qeverinë e RS Lilana Kërstiq kujtoi se vitin e kaluar në muajin maj, u miratua Deklarata për të Zhdukurit mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Kemi nënshkruar tashmë në Bruksel më 17 dhjetor që të implementohet kjo deklaratë. Është e domosdoshme që para kësaj të formohet Komisioni i Përbashkët, po punojmë prej një viti e gjysmë për tekstin e detyrave dhe kemi arritur të dakordësohemi. Sinqerisht shpresoj që në periudhën pasuese të vijojmë aty ku e lamë, çka nënkupton që Prishtina të punojë me zhvarrosjet dhe identifikimin e mbetjeve postvdekëse së personave me kombësi sërbe. Prishtina ka insistuar që çdo çështje e diskutueshme, të zgjidhet në nivelin e BE në Bruksel por që rreth kësaj jemi dakordësuar. Në përbërjen e delegacionit të Prishtinës është dhe përfaqësuesi i Unmik. Grupi i Punës është themeluar dhe nën patronazhin e KB” ka thënë Kërstiq.

Kjo e fundit shtoi se Grupi i Punës duhet të punojë në interes të familjeve duke ditur se më shumë se 1.600 persona të humbur ndodhen vetëm në territorin e Kosovës.

“Sinqerisht shpresoj që Deklarata të mos shndërrohet në letër si gërmë e vdekur. Ne varemi prej Prishtinës. Prej prokurorisë së tyre e cila duhet të japë urdhër që të zhvarrosen në disa lokacione. Këtë vit kemi kërkuar në dy lokacione në Kosovë-Koshare ku kemi gjetur tre ushtarë të cilët i kërkonim dhe në Repë ku nuk kemi gjetur asgjë. Kemi pesë identifikime gjatë këtij viti. Kemi arritur në konkluzione të rëndësishme dhe shpresoj që ato do të implementohen. Ne Prishtinës i kemi dorrëzuar arkivën, u kemi dorrëzuar më shumë se 2.000 dokumente, në bazë të të cilave u identifikuan 18 opersona të etnisë shqiptare” tha Kërstiq.

Kjo e fundit tha se bëhet fjalë që Ligji i personave të zhdukur, t’u vijë në ndihmë familjeve të të zhdukurve ku dhe ky ligj do të duhet t’i kënaqë në pranverë kur do të hyjë tek procedurat kuvendore.

Qëndrim ka paraqitur dhe ndihmës prokurori për krime lufte Millosh Grahovac, ku tha se Prokuroria ka patur bashkëpunim të suksesshëm me familjet e të zhdukurve.

“Ky proces është mjaft i vështirë dhe kompleks për ju që gjurmoni. Ftoj mediat që të përcjellin zërin e të zhdukurve dhe i bëj thirrje që të gjithë të n’a transmetojnë çdo lloj informacioni që kanë. Dikur në 2007 u denoncuan rastet e para, nuk kemi bashkëpunim me organet e përkohshme në Kosovë e Metohi, e dini se si është situata. Prokuroria jonë bashkëpunon me Zyrën e Personave të Zhdukur në Qeverinë e RS, kemi të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Po punohet intensivisht. Për ne të gjitha viktimat janë njësoj”, tha Grahovac.