Popoviq: Së bashku me policët sërbe, dëbohen dhe familjet e tyre, Kurti me këtë tërheq pikë politike
Deputeti i Listës Sërbe Sërgjan Popoviq është shprehur se me dëbimin e sërbëve të cilëve u janë marrë dokumentet e Kosovës, në të vërtetë dëbohen dhe familjet e tyre ndërsa për rastin e thirrjes për t’u marrë në pyetje të kryetarit të Listës Sërbe Zllatan Ellek ku ndërkohë është shtyrë, ai thotë se bëhet fjalë për persekutim me natyrë politike, transmeton Juronjuz Sërbia.
Pasi autoritetet në Prishtinë ndaluan tre pjestarë të MPB të Sërbisë dhe një oficer policie në pension, të dyve i’u hoq menjëherë shtetësia e Kosovës dhe u deportuan, ndërsa Popoviq bën të ditur se askush nuk e priste që të ndodhte kjo.
"Ishte sekret i publik që të gjithë këta njerëz punonin në MPB të Serbisë dhe kjo për 15 vite. Megjithatë, tani ka ardhur situata që kjo po përdoret edhe për qëllime politike", tha Popoviq.
Ai nënkupton se me dëbimin e sërbëve të cilëve i’u morrën dokumentet e Kosovës, në fakt u dëbuan edhe familjet e tyre.
"Ky nuk ishte vetëm ndalim dhe dëbim, pra deportim dhe konfiskim i dokumenteve. Ky është lloj presioni ndaj familjeve të tyre, sepse atyre u ndalohet të vijnë në këto vise në pesë vitet e ardhshme dhe të shikojnë familjet, fëmijët, prindërit e tyre. Pra, mund të konkludojmë se kjo në një farë mënyre, është dëbim i atyre pesë familjeve", spegon Popoviq.
Ky i fundit përcjell dhe përshtypjen e habisë së popullit sërb në Kosovë, pasi shënjestra e sulmit të Albin Kurtit, ishte Sllavko Simiq.
"U çuditëm që u ngrit aktakuzë ndaj Sllavko Simiqit. Të gjithë dimë se ai prej fillimit ishte për atë që problemet mes sërbëve dhe shqiptarëve, të zgjidhen institucionalisht. Ai aty jeton me familjen e vet, me gruan dhe katër fëmijët dhe në të vërtetë mëkati i tij i vetëm është se mbrojti popullin tonë në çdo hap dhe se ishte gjithmonë i pranishëm aty ku duhej të ishte" tha Popoviq.
Jo më pak, Popoviq thekson se "persekutimi i Zllatan Ellek është i natyrës politike".
"Është i njëjti rast dhe me kryetarin e Listës Sërbe, Zllatan Ellek. Ai është një nga mjekët më të shquar, kirurg pediatër, mëkati i të cilit është se udhëhoqi Listën Sërbe në mbrojtjen e interesave tona. Unë jam i sigurt se ai vërtet nuk ka njolla në jetën e tij, se vetë njerëzit mund të thonë fjalë lavdërimi për të", thotë Popoviq.
Në fund, Popoviq konkludon se veprimet e Albin Kurtit, janë të natyrës politike, por që ato kanë ndikim negativ tek komuniteti sërb, që për të është shënjestër.
"Duket se kjo politikë e Albin Kurtit nuk ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, as të popullit që jeton në Kosovë. Ai nuk ka shumicën për Kuvend dhe me këto lëvizje që ka bërë deri më tani ku të gjithë mendojmë kështu, dëshiron të fitojë disa pikë politike për veten e vet", ka thënë Popoviq.
0 komentet