Pratipati me Jevtiqin rreth mbylljes së institucioneve serbe në Shtërpce

Burim: Facebook/Američka ambasada u Prištini
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Pratipati, vizitoi sot komunën e Shtërpcës, ku u takua me kryetarin e komunës Dalibor Jevtiq, me të cilin diskutoi mbylljen e fundit të institucioneve serbe në atë komunë.
Siç u tha nga ambasada, ky ishte takimi i parë zyrtar midis Pratipatit dhe Jevtiqit.
“Pratiprati falënderoi Jevtiqin për punën e tij konstruktive si kryetar komune dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për Kosovën multietnike, e cila përmbush nevojat e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën nga Ambasada e SHBA-së të postuar në Facebook.
komentet