Protesta në Leposaviq në mbështetje të të arrestuarit Nebojsha Virijeviq
Sot në mëngjes para ndërtesës së komunës së Leposaviqit është mbajtur një protestë në mbështetje të të arrestuarit Nebojsha Virijeviq, në të cilën kanë marrë pjesë punëtorët e institucionit parashkollor “Veselo detinjstvo” nga Leshaki, familja e tij dhe një numër i madh qytetarësh.
Siç u tha, protesta është e drejtuar edhe kundër tentativës për hyrje të paligjshme të punëtorëve të rinj në ndërtesën e komunës, prandaj edhe Virijeviq u arrestua, pas një prej protestave të mëparshme.
Kolegët dhe familjarët mbanin pankarta me mbishkrimet "Na ktheni lirinë tonë, që fëmijët të jetojnë në paqe", "Liri për Nebojshën", "Pse Nebojša?".
Të mbledhurit në shenjë proteste kanë varur objektiva të vizatuara në gjoks dhe janë dëgjuar edhe fishkëllima. Pas kësaj, të pranishmit mbuluan gojën me shirit. Në këtë mënyrë, siç thonë ata, kanë dashur të shprehin pakënaqësinë e tyre për mohimin e të drejtës së fjalës dhe lirisë, por edhe të dërgojnë mesazhin se secili prej tyre mund të jetë nesër shënjestër e arrestimit.
Djali i të arrestuarit Nebojsha, Millosh Virijeviq tha se babai i tij ka dashur vetëm të tregojë se çfarë lloj represioni po i bëhet popullatës serbe.
"Ne jemi sot këtu për të shprehur një protestë, për shkak të babait tim Nebojsha, i cili është i pafajshëm në burg dhe i cili u ndalua shtatë ditë më parë. Ai ishte këtu çdo ditë në tre muajt e fundit. Ai erdhi si çdo ditë për t'ë shprehur pakënaqësinë e tij me situatën e tensionuar dhe represionin ndaj popullatës serbe, për të përkrahur kolegët e tij të cilët poashtu e kanë përkrahur. Për fat të keq ka ndodhur që ai është raportuar nga pjesëtarë të nacionalitetit serb në baza verbale, për të cilën ligjërisht është e pamundur të jetë i arrestuar por fatkeqesisht është kështu qe është. Nje proces i montuar politik dhe askush nuk është fajtor derisa te vërtetohet se është serb. Nuk di se çfare te them tjeter?E gjithë familja është tronditur.Ne do te luftojme per atë, dhe ai duhet të durojë për ne. Nga avokati kemi mësuar se është mirë dhe mund ta vizitojmë një herë në javë. Familja e ka vizituar të hënën në Mitrovicë dhe shpresoj se do të jetë mirë”, tha Millosh Virijeviq.
Drejtoresha e institucionit parashkollor "Veselo detinjstvo", Olja Jasniq, gjatë tubimit theksoi se qytetarët do të jenë edhe më të bashkuar dhe këmbëngulës, sa më i madh të jetë presioni ndaj tyre.
“Sot u mblodhëm këtu për të shprehur pakënaqësinë tonë për arrestimin e kolegut Nebojsha Virijeviq, të gjithë jemi të vetëdijshëm se arrestimi i tij është i motivuar politikisht, për të frikësuar këtë popull që 90 ditë po proteston paqësisht këtu, për shkak të uzurpimit të komunës sonë. objekt, i cili i duhet gjithë popullatës së Leposaviqit dhe të gjitha institucioneve që ekzistojnë në këtë komunë tone. Ne jemi çdo ditë këtu dhe do të jemi derisa të largohen zotërinjtë që e uzurpuan komunën tonë ata e kanë shumë gabim, se për shkak të asaj që po bëjnë, ne jemi edhe më të bashkuar dhe do të këmbëngulim në luftën për të drejtat themelore të njeriut të garantuara nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të gjithë njerëzit në këtë planet, pa dallim feje dhe kombi”, tha Jasniq.
Virijeviq u arrestua më 18 gusht, dy ditë pasi ai dhe bashkëqytetarët e tij protestuan kundër tentimit të zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim Radojica Radomiroviq, të cilin ai dyshohet se e kërcënoi, për të hyrë në ndërtesën e komunës.
Një ditë pas arrestimit të tij, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë.






komentet