Punonjësit shëndetësorë në Mitrovicën e Veriut: Sidoqë të thonë të mos na japin një dinar, nuk kemi ndërmend të braktisim Kosovën
Para filialit të Bankës së Kursimeve Postare në Mitrovicën e Veriut edhe sot janë grumbulluar numër i madh qytetarësh, ndërsa mes tyre janë gjendur dhe punonjësit e sistemit shëndetësor-mjekë, infermierë, teknikë dhe sanitare të cilët po tentojnë të tërheqin pagën mujore.
Punonjësi i shërbimit teknik të Shtëpisë së Shëndetit Rade Iliq, thotë për Kosovo Onlajn se ka më shumë se një javë që nuk mundet të tërheqë pagën.
“Unë jam një nga punëtorët më të vjetër në kolektivin tim. Kurrë nuk ka qenë më keq apo më rëndë në punën time të jetës. Të ardhurat e mia personale kanë qenë më 19 të këtij muaji, ndërsa tani është data 27, unë nuk kam mundur deri më tani t’i tërheq. Përndryshe jam i martuar, kam tre fëmijë dhe pesë nipër e mbesa dhe të gjithë po më presin. Kjo nuk të çon askund, presion të madh kemi” thotë Iliq.
Vesna Bozhoviq, e cila ka 43 vite që punon në QKS Mitrovica e Kosovës thotë se është e shqetësuar për gjendjen e të hollave.
“Pagën nuk mundemi dot t’a tërheqim, na duhet të shkojmë në Sërbinë qëndrore. Meqenëse jam pensioniste e ardhshme, unë jetoj nën panik pasi jetoj e vetme, ndërsa më duhet të shkoj në Sërbi, kam sëmundje shoqëruese, prandaj duhet të blej ilaçe. Nuk jam vetëm unë për shembull, ka edhe raste sociale më të rënda që nuk kanë mundësi të largohen për të tërhequr të ardhurat. Situata është tmerrësisht alarmante, nuk e di se ku po shkon e gjithë kjo. Ne shpresojmë që me gjithë masat që po marrin ndaj nesh, ne nuk do të dorëzohemi. Sado të ashpër dhe të qartë që të mos na japin një dinar, të funksionojmë këtu, ne nuk kemi ndërmend të braktisim Kosovën” ka thënë Bozhinoviq.
Kryeinfermierja e Shërbimit të Repartit të Brendshëm në QKS Mitrovica e Kosovës Sllagjana Pantoviq beson se vendimi i BQK nuk të çon askund dhe se për të cënohet egzistenca.
“Përgjatë gjithë kësaj kohe të punës sime nuk ka ndodhur situatë e tillë që ne të mos të mundemi të tërheqim të ardhurat tona ato çka fitojmë. Të gjithë e dinë sesa e vështirë është situata këtu, jemi të kufizuar me barnat, pajisjet për punë dhe jetesë. Vendimi i Prishtinës nuk të çon askund, ne jemi në situatë të palakmueshme për fëmijët dhe familjet tona. Shumë prej nesh jemi të vetmit që varen shumë nga ana ekonomike dhe për egzistencë dhe për prani dhe punë në këto vise” ka thënë ajo.
Banka Qëndrore e Kosovës mori vendimin në të cilën ndalohej transferimi i dinarëve qysh prej 1 shkurtit. Ky vendim së pari godet sërbët por edhe pakicat e tjera të cilat varen nga pagat që marrin prej Sërbisë si-pensionistët, invalidët, personat e kërcënuar nga varfëria dhe bashkëqytetarë që marrin të ardhura të tjera.



0 komentet