Qytetarët në veri për 100 ditët e para të punës së kryekomunarëve: Ka ndryshime por dhe probleme
Qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Lleposaviqit vlerësojnë për Kosovo onlajn se periudha e 100 ditëve qysh kur kryekomunarët sërbë morën detyrën, ka sjellë ndryshime por që ende vazhdojnë të egzstojnë probleme të shumta, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe ujësjellësit.
Nikolla Vitoroviq nga Mitrovica e Veriut thotë se priste prej kohësh ndryshime dhe se situata ka qenë e rëndë por që ka besim në udhëheqësinë aktuale.
“Kemi pritur prej kohësh që të ndryshohet pushteti. E dini që braktisëm institucionet, mbetëm pa njerëzit tanë, kështu që për ne ishte e vështirë. Përjetuam presione të ndryshme nga pushteti i Kurtit. Tashmë erdhi kryekomunari ynë dhe nisën që të punojnë. Me aq sa di kanë nisur jashtëzakonisht mirë. Di që kanë presione të tmerrshme dhe bllokim të punës dhe shpresoj që me ndihmën e Unionit Europian, do të vijojnë të punojnë dhe të zbatojnë disa prej planeve të tyre që janë në letër. Kështu që pres se do të jetë gjithçka mirë e më mirë. Populli ynë është i çuditshëm. Sot mendon kështu, nesër ashtu. Kryekomunarët tanë duhet që të kenë kohë që të provohen. Unë kam shumë besim tek ta se do të përmbushin detyrat e tyre dhe se do të vendosin gjithçka në vendin e vet” tha ai.
Zoran Kuzmanoviq gjithashtu nga Mitrovica e Veriut thekson se problemet kyçe kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve, veçanërisht të rinjtë.
“Që të rinjtë të mund të jetojnë e punojnë, të jetojmë normalisht si gjithë të tjerët, kjo është më kryesorja. Pa këtë nuk ka të ardhme për ne këtu” thotë Kuzmanoviq.
Dragoljub Peruniçiq nga Lleposaviqi problemin më të madh i’a kushton ujësjellësit por dhe largimit të të rinjve.
“Problemi më i madh është uji. Dikur nuk kishte, ndonjëherë me presion të dobët. Nëse nuk ndryshon asgjë, do ngelemi vetëm ne pleqtë pasi të rinjtë nuk kanë kushte për të qëndruar dhe që të planifikojnë të ardhmen këtu” paralajmëron Peruniçiq.
Budo Bataçanin nga Lleposaviqi shprehet se qytetarët përveçse shërbimeve komunale, u nevojiten dhe shërbime të mira shëndetësore.
“Uji është problemi më i madh. Në periudhën e verës nuk ka ujë. Dhe Shtëpia e Shëndetit dhe nëse munden që këtu të bëjnë diçka për qytetarët të kenë specialistët dhe mjekët, kjo do të ishte shumë mirë. Për gjithçka na duhet që të shkojmë në Mitrovicë dhe aty ka rrëmujë dhe keqtrajtime”, theksoi Bataçanin.
Dejan Milliq vlerëson se përparim të konsiderueshëm nuk ka, por që pret përmirësim në periudhën pasuese.
“Sinqerisht, nuk kam vënë re ndonjë përmirësim të madh, veçanërisht kur është fjala për infrastrukturën. Shpresoj që në të, të punohet dhe të kthehet jeta kulturore e sportive sepse na mungon shumë. E shikojmë sesi është situata si tek ne dhe në botë dhe nuk është e lehtë. Nuk kam vënë re ndonjë përparim të veçantë, por shpresoj që gjatë mandatit do të ketë përmirësime, para së gjithash në infrastrukturë, si dhe në jetën kulturore e sportive. Këto janë pritshmëritë e mia. Do të shikojmë se çfarë do të ketë, situata është e pasigurt, kështu që nuk jam tamam optimist. Në emër të qytetarëve, mund të them se ata duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të mundësuar jetë më të pasur kulturore e sportive dhe të investojnë më shumë në infrastrukture” tha Milliq.
Bashkëqytetarja e tij gjithashtu beson se pavarësisht rrethanave, jeta e përditshme nuk ka ndryshuar.
“Në thelb për ne qytetarët nuk ka ndryshuar asgjë, gjithçka është e njëjta, jeta e përditshme ka ngelur e njëjta si më parë” tha ajo.
Disa besojnë se dhe më herët pushteti vendor punonte në kushte të kufizuara.
“Mendoj se dhe kryekomunarët e kaluar bërën aq sa mundën, pasi varen nga financimet e Prishtinës”, thotë një prej qytetarëve.
0 komentet