Ellek me kryekomunarët në veri: Ngrini urgjentisht institucionet në nivelin më të lartë që t’u shërbejnë qytetarëve
Burim: Instagram
Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek sot ka vizituar kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Lleposaviqit të cilët vijnë prej kësaj partie dhe me ta ka biseduar rreth gjendjes në të cilat i gjetën këto vetqeverisje vendore pas marrjes së detyrës.
Ellek me Millan Radojeviqin, Dragisha Milloviqin, Zoran Todiqin dhe Millosh Petroviqin ka biseduar rreth nevojës urgjente që institucionet të ngrihen në nivelin të cilat do t’u mundësojnë me efikasitet ofrimin e shërbimeve qytetarëve.
“Me punën e përbashkët, do të vijojmë luftën për stabilitet dhe jetë më të mirë për të gjithë njerëzit tanë” ka thënë Ellek, bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe në Instagram.
0 komentet