Radakoviq: Zgjedhjet e dëmtojnë procesin e dialogut dhe të pajtimit në veri
Dushan Radakoviq nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike tha se tani nuk është koha e duhur për të mbajtur zgjedhje në veri të Kosovës, dhe shtoi se 95 për qind e serbëve do t'i bojkotojnë zgjedhjet, raporton RTS.
Radakoviq ka theksuar se deri më tani ka marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve përmes sektorit civil. Ai thotë se këtë herë po operojnë me kapacitet minimal, që do të thotë se për arsye sigurie janë regjistruar vetëm ai dhe shqiptarët, dhe se do të ketë një ekip mobil në ditën e zgjedhjeve.
Organizatat që kanë monitoruar zgjedhjet në ciklin e kaluar janë refuzuar për monitorim të zgjedhjeve.
"Me ta çdo gjë që është e mundur është e pamundur dhe ajo që është e pamundur është e mundur, nuk ka arsye konkrete pse dikush refuzohet. Zgjedhjet vetëm sa dëmtojnë të gjithë procesin e dialogut dhe pajtimit në veri. Prishtina po përpiqet të organizojë zgjedhje me forcë për të treguar demokracinë dhe se ka fituar territor, mendoj se ky proces është gjithçka tjetër veçse zgjedhje. Këtu gjithçka është në kontejnerë, i ruan policia speciale”, tha Radakoviq.
Duke folur për ditët pas zgjedhjeve dhe kryetarët e rinj, Radakoviq tha se ata nuk do të kenë asnjë integritet.
“Nëntëdhjetë e pesë për qind e njerëzve nuk e mbështesin zgjedhjen e kryetarëve të tillë. Sipas ligjeve të të ashtuquajturës Kosovës, mjafton një njeri për të votuar, por për çfarë integriteti po flasim? Njerëzit që jetojnë në Prishtinë dhe janë kandidatë nuk kanë qenë këtu për 15 vjet”, tha Radakoviq.
0 komentet