Radiçeviq: Nuk pritet fluks i madh i shqiptarëve në Gjermani pas liberalizimit të vizave për Kosovën
Gazetari Nenad Radiçeviq, korrespondent shumëvjeçar i mediave serbe nga Gjermania, thotë se pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të vitit 2024, nuk presin fluks të madh të shqiptarëve në atë vend.
“Liberalizimi i vizave nuk nënkupton mundësimin automatikisht të qëndrimit të përhershëm apo të përkohshëm në vendet e Bashkimit Europian, por mundësi për të qëndruar atje pa vizë vetëm për 90 ditë brenda gjashtë muajve. Në Gjermani nuk pritet fluks i madh pasi që Gjermania këtë e ka rregulluar në vitin 2015. Më pas, në kohën e krizës së refugjatëve dhe në kohën e fluksit të madh të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, ajo prezantoi rregullore që u mundësonin qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të merrnin një vizë për qëndrim të përkohshëm në Gjermani përmes një procedurë të shkurtuar dhe pa njohuri të gjuhës gjermane, nëse gjejnë punë”, thotë Radiçeviq për Kosovo online.
Ai shpjegon se duke vepruar kështu, Gjermania i mundësoi fuqisë punëtore të pakualifikuar, e cila shpeshherë vinin duke menduar se do të mund të merrnin azil, të vinin legalisht në Gjermani nëse dëshironin të punonin. Nga ana tjetër, e njëjta rregullore shkurtoi procedurën për të vlerësuar nëse dikush mund të marrë azil, gjë që ata duan të parandalojnë migrimin ilegal.
“Kjo u mundësoi atyre që shumë shpejt të dëbojnë personat që paraqesin kërkesa për azil, të cilat gjermanët në përgjithësi i konsiderojnë si të parregullta. Kështu që ajo rregullore që e bën më të lehtë gjetjen e një pune në Gjermani, duhet, të paktën kështu mendojnë gjermanët, të parandalojë migrimin ilegal. Ka gjasa që të ketë migrime të tilla, por deri në çfarë mase është një pyetje e madhe, pasi deri më tani ata që dëshironin të qëndronin në BE ilegalisht mund të hynin në vend me një vizë turistike standarde, dhe më pas të qëndronin jashtë afatit të caktuar me vizë. Për të gjitha këto, nuk ka frikë se pas liberalizimit të vizave që merr Kosova, do të ketë një fluks të madh njerëzish”, thotë Radiçeviq.
Ai po ashtu thekson se Gjermania ndoshta nuk është gjithmonë destinacioni më i shpeshtë i shqiptarëve.
"Më shpesh është Zvicra ose Italia për shkak të dallimeve të ndryshme kulturore dhe mbi të gjitha sepse ka një diasporë të madhe shqiptare në ato vende. Për shkak të lidhjeve dhe mundësisë që dikush t'ju ndihmojë, ato vende janë një zgjedhje më e zakonshme. Në Gjermani, ka qindra statistika që tregojnë se sa ka emigrantë të paligjshëm, por dihet se Zvicra dhe Italia janë destinacionet e tyre në Evropë, ndërsa Amerika është në vendin e tretë, por kjo nuk ka të bëjë fare me BE-në dhe Shengenin”, tha Radiçeviq.
komentet