Radiq: Sërbët janë popull që vazhdimisht ringrihen, 17 marsi ishte krim shpërblyes
Sërbët e Kosovës pas 17 marsit të vitit 2004 më e keqja çka kanë parë ishte “krim shpërblyes”, ka vlerësuar mbrëmjen e sotme profesoresha e gjuhës sërbe në Gjimnazin e Rahovecit dhe autorja e librit “Zërat e Kosovës e Metohisë” Olivera Radiq.
“Për sërbët më e vështira është se pas 17 marsit nuk ka pasur asnjë dënim për përgjegjësit. Ky ishte krim shpërblyes. Atëherë u binda se "Europa e civilizuar" më shumë vëmendje u kushton atyre që bëjnë keq sesa atyre që mbrojnë veten prej saj. Por na duhet të vazhdojmë, vendet tona të shenjta rrojnë. Ne jemi populli i Krishtit që do të vazhdojmë të ringrihemi”, tha Radiq në forumin “Kosova dhe Metohia-pogromi që vijon” i mbajtur në Shtëpinë Ruse në Beograd.
Sipas fjalëve të saj “ai 17 mars ishte kulmi i neglizhimit të Kosovës e Metohisë”.
“Ishte i bezdisshëm që sërbët, pak e nga pak, nisën të ktheheshin në vatrat e tyre, të rindërtonin shtëpitë e rrënuara. Dëshironin t’a ndalnin këtë dhe të n’a dëbonin nga qytetet ku dhe i’a dolën. Pas atij 17 marsi, asnjë nga ne që jetojmë në Kosovë nuk duhet t’a ndjejmë më se është i lirë, i vetëdijshëm se të nesërmen mund t’a godasë i njëjti faktor”, tha Radiq.
Duke përshkruar ngjarjet e 20 viteve më parë, ajo tha se sërbët në Rahovec dhe rrethinë, fillimisht në televizion dëgjuan se çfarë po ndodhte në pjesët e tjera të Kosovës, ndërsa më pas u dëgjua zhurma e turmës nga pjesa e poshtme e qytetit.
"Bërtisnin ‘UÇK, UÇK’ dhe lëviznin nga rruga e Shoriqit. Ishte rrugë sërbe. Të gjithë ata që mundën të largoheshin para të tillë mase, u larguan në drejtim të qendrës, drejt kishës. Çifti Gërkiq nuk i’a doli. U bastisën shtëpinë dhe fjalë për fjalë e rrafshuan. Fluturova jashtë me fëmijët dhe kuptova se nuk kisha ku të t’ia mbathja. Gjithkund rreth nesh kishte shqiptarë. U fshehëm në shtëpi dhe aty dëgjuam një lloj të bërtiture në shqip, urdhër dhe ata u tërhoqën. Nuk e di se përse e bërën këtë. E gjithë rruga Shoriqit u dogj dhe sërbë aty nuk ka më. Më vonë na është dashur të lëvizim nga rrugët tjera më afër pjesës shqiptare” ka deklaruar Radiq.
Satiristi, studenti i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës Jovan Zafiroviq, ishte shtatë vjeç më 17 mars 2004 dhe jetonte me prindërit e vet përreth Kamenicës së Kosovës.
“Fshatrat tanë ishin krejtësisht sërbë të pastër dhe nuk kemi qenë nën sulm. Por të gjithë me mosbesim shikonim televizorin dhe pyesnin se çdo të bëhet më pas. Më kujtohet se shumë prej qyteteve, sidomos nga Gjilani dhe Kamenica e Kosovës, u shpërngulën për të jetuar tek të afërmit e tyre, te ne, nëpër fshatra. Si fëmijë nuk e kisha fare të qartë përse dikush do të largohej nga qyteti për të jetuar në fshat. Sot, pas 20 vitesh po mendoj-ku do të shkoj nëse do të tentojnë të më dëbojnë nga fshati im. Nuk kam ku”, ka thënë Zafiroviq.
Si imazhi më i paharrueshëm, kujton skenë nga televizioni në të cilën nëna mbante në dorë fëmijën, ndërsa tjetra vraponte pas saj duke mbajtur lodër.
“Në atë moment mendova, nëse na ndjekin, çfarë lodër do të sjell...”, ka thënë Zafiroviq.
Ai ka thënë se nuk është optimist kur është fjala për mbijetesën, veçanërisht për të rinjtë sërbë në Kosovë.
“Duhet thënë, të rinjtë mendojnë vetëm të mbarojnë fakultetet të marrin pasaportën dhe të largohen. Ata nuk dëshirojnë të largohen, por për arsye egzistenciale po e mendojnë, nuk kanë zgjidhje tjetër”, ka deklaruar Zafiroviq.
Kryetari i Organizatës Humanitare “Anëmorava e Kosovës” Nikolla Vasiq thotë se ajo që u ndodhi sërbëve më 17 mars 2004 vazhdon edhe sot.
“Ky është krim i cili prej atëherë kurrë nuk është ndalur. Edhe sot njerëzit arrestohen vetëm se janë sërbë”, tha Vasiq.
Ky i fundit shtoi se më 17 mars bashkësia ndërkombëtare tregoi të gjithë pafuqinë e vet.
“Kfor, ushtria e cila mbërriti për të siguruar paqen për të gjithë qytetarët atë ditë, tregoi se nuk ishin të gatshëm për këtë. Nuk ishin të gatshëm të mbronin sërbët”, tha ai.
Vasiq ka theksuar se imazhi që i ka mbetur në mendje atëherë-ka qenë ajo kur sërbët nga Kllokoti nisën të shpërnguleshin.
“Para tyre qëndronte një murg prej Manastirit të Draganacit dhe i ktheu në shtëpi. Kjo është dëshmi se kisha është me popullin e vet”, tha Vasiq.
Ky i fundit konludoi se tashmë problemi më i madh është sesi të mbahen të rinjtë sepse ata largohen jo vetëm për shkak të frikës, por edhe për shkak të faktorit ekonomik, pra kushteve të jetesës.
Në tribunën që u organizua nga Forumi politik sërb i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd dhe Rinia Sërbe e Kosmetit u deklarua se ngjarjet e 17 dhe 18 marsit të vitit 2004, ishin spastrimet më të mëdha etnike në hapësirën e Europës së shekullit të XXI.
U tha se prej shtëpive të tyre të rrafshuara dhe të djegura u dëbuan më shumë se 4.000 sërbë, si dhe u pastruan etnikisht gjashtë qytete dhe nëntë fshatra.
19 njerëz humbën jetën, ndërsa më shumë se 900 të tjerë u rrahën dhe u lënduan rëndë. U shkatërruan 39 katedrale dhe monumente kulturore të cilat siç u tha, sot të njëjtët vandal dëshirojnë t’i përvetësojnë si pjesë e trashëgimisë të tyre kulturore.
Tribuna ishte e karakterit humanitar, ndërsa të gjitha fondet e mbledhura janë të destinuara për maternitetin e Pasjanit për blerjen e shtretërve të lindjes.
0 komentet