Radoviq: Kërkesën për shkarkimin e kryekomunarit të Lleposaviqit e kam dorrëzuar personalisht kryetarit të Kuvendit Komunal

Opština Leposavić
Burim: Kosovo Online

Juristi nga Lleposaviqi Veselin Radoviq ka thënë për Kosovo onlajn se sot pasi dy herë ishte e pamundur, dorrëzoi kërkesën për shkarkimin e kryekomunarit Lulzim Hetemi ku e dorrëzoi personalisht kryetarit të Këshillit Komunal të Lleposaviqit.

Radoviq sqaron se kërkesën e ka dorrëzuar në bazë të udhëzimit administrativ të cilën Qeveria e Kosovës e ka ndërmarrë në gusht dhe që për çdo rast do të marrë konfirmim rreth saj me firmën e kryetarit të Kuvendit komunal të Lleposaviqit.

"Kam shkuar vetë dhe i dorrëzova kërkesën kryetarit të Kuvendit Komunal. Mora kopje si provë që mori, me firmën e tij. Nuk ka patur probleme sepse e bëra gjithçka protokollare të cilat na janë dhënë dje dhe munda t’a ndërmarr sipas rregullave të tyre nga ana ligjore, pasi me profesion jam jurist”, ka thënë Radoviq për Kosova Onlajn.

Ai ka thënë se në pesë ditët e ardhshme do të informohet nëse kërkesa është pranuar apo jo. Se çfarë do të ndodhë më pas dhe nëse do të ndiqen procedurat, siç thotë ai, mbetet të shikohet brenda kësaj kohe.

Ai kujton se tashmë dy herë ka tentuar të dorrëzojë kërkesën për shkarkimin e kryekomunarit dhe më në fund sot mundi rreth orës 11.

“Kjo është dita e tretë që jam aty, në komunë. Në ditën e parë nuk kanë dashur të pranonin kërkesën dhe biseduam rreth kësaj, por na thanë të paraqitemi në Prishtinë. Megjithatë pashë se ata nuk e dinin procedurën dhe tentova t’ua sqaroj se çfarë duhet të bënin, që ata këtë në (Komunën e Lleosaviqit duhet t’a merrnin). Pastaj më pritën në ditën e dytë dhe unë prita rreth gjysmë ore. Zotëria nuk ishte aty. Me iniciativën time sot në orën 11 të vinte kryetari i komunës ku munda t’a dorrëzoj” tha Radoviq.

Përfaqësuesit e qytetarëve mundën të paraqesin kërkesën për shkarkimin e kryetarëve në tri komunat e tjera në veri, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut.

Përfaqësuesit e qytetarëve më 5 dhjetor kanë tentuar për herë të parë të paraqitnin kërkesa për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, siç është paraparë me udhëzimin administrativ, por atyre nuk u është mundësuar.

Qytetarët tentuan që kërkesat t'ua dorëzojnë kryetarëve të Kuvendeve Komunale, sepse pikërisht këtë e parashikon edhe udhëzimi administrativ i hartuar nga qeveria në Prishtinë këtë verë, por të gjitha komunat refuzuan t’a pranojnë kërkesën.

Sipas informacioneve që kemi marrë prej qytetarëve në Komunën e Zveçanit, këta të fundit nga fshati Lipa, tentuan të dorrëzojnë iniciativën për shkarkim, të cilën e legjitimoi policia.

Kryekomunarët aktualë në të katër komunat, kujtojmë, janë zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill. Në Mitrovicën e Veriut është zgjedhur Erden Atiq, në Lleposaviq Lulzim Hetemi, në Zveçan Ilir Peci, ndërsa në Zubin Potok Izmir Zeqiri.

Zgjedhjet u bojkotuan nga sërbët ndërsa në qendrat e votimit dolën rreth 3,5% e zgjedhësve. Ministaria e administratës dhe pavarësisë vendore të Kosovës në gusht nxorri udhëzimin administrativ ku u mundësohej dorrëzimi i peticioneve nga ana e qytetarëve për shkarkimin e kryekomunarëve në veri dhe ku parashikon që çdo person apo grup qytetarësh me të drejtë vote, mund t’a ndërmarrë iniciativën.