Raduloviq: Turqia merr rolin udhëheqës në armatosjen e FSK, dronët ndihmojnë Kurtin para zgjedhjeve
"Turqia po udhëheq në armatosjen e FSK-së, dhe kjo nuk është asgjë e re, por kjo dërgesë e dronëve është përshpejtuar padyshim, megjithëse personalisht e prisja vetëm në fillim të dhjetorit", thotë analisti ushtarak Vlade Raduloviq për Kosovo online.
Raduloviq thekson se Turqia punon me FSK-në jo vetëm kur bëhet fjalë për dërgesën e armëve, por edhe për trajnimin, logjistikën, stërvitjen... dhe nënvizon se dërgesa e djeshme e dronëve "Sky Dagger 15" u ndikua kryesisht nga dy gjëra.
"Së pari, ky është një mesazh për ne në lidhje me paradën ushtarake që u mbajt në Beograd dhe atë që u prezantua në të. Dhe, së dyti, është e qartë se ato u dërguan para zgjedhjeve, sepse Kurti gjithmonë e përdor me mjeshtëri çështjen e të ashtuquajturës ushtri, pra FSK-së dhe thekson kërcënimin e supozuar nga Beorgadi dhe lufta hibride."
Raduloviq thotë gjithashtu se në Turqi një numër i caktuar pjesëtarësh të FSK-së kanë kryer trajnime për pilotë dhe mekanikë në helikopterë.
"Përveç kësaj, për aq sa di unë, të paktën një pjesëtar i FSK-së ka kryer edhe trajnime për pilotimin e aeroplanëve më të vegjël. Nuk ka dyshim se Turqia do të vazhdojë në këtë rrugë, e vetmja pyetje që lind është KFOR-i, sepse është shumë interesante që i njëjti njeri, gjenerali turk Ozkan Ulutash, është rikthyer në krye të saj. Është e qartë se Turqisë i intereson gjithashtu të jetë e pranishme dhe me ndikim në këto zona", thotë bashkëbiseduesi ynë.
Në fund, ai na kujton kontratat e nënshkruara nga Prishtina dhe Ankaraja për ndërtimin e një fabrike municionesh në Kosovë, ku duhet të prodhohen edhe dronë, ndër të tjera.
komentet