Rama: Lajm i mirë lirimi i policëve kosovarë, hap rrugën për de-eskalimin dhe dialogun

Albanski premijer Edi Rama
Burim: Kosovo Online

Kryeministri shqiptar Edi Rama vlerëson se lirimi i tre policëve kosovarë është lajm i mirë sepse siç bëri të ditur ai, sërish i çelet rruga de-eskalimit dhe dialogut.

Rama në Tuiter ka thënë se vendimi për lirimin e policëve është i vonuar, por lënia e tyre në liri, vendos pikën tek "heqja arbitrare e lirisë për tre persona që nuk kanë kryer asnjë krim".

Rama ka thënë se i vjen mirë që forca e arsyes fitoi ndaj arsyes së forcës.

"Shpresoj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur dhe të mund të zgjidhim më tej nyjet e procesit final të normalizimit mes Kosovës e Sërbisë" ka thënë Rama.

Ky i fundit njoftoi se do të fluturojë drejt Brukselit ku së shpejti pritet të takohet me presidentin e Këshillit të Europës Sharl Mishel.

"Do t’i përcjell shqetësimin tonë të konsiderueshëm për situatën kritike në rajon dhe besimin tim në domosdoshmërinë e një konference në kohë, në të cilën, brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e komunitetit euroatlantik, liderët e Kosovës e Sërbisë të finalizojnë të gjitha pikat e marrëveshjes për normalizim” ka shtuar Rama.

Siç tha ai, kohët e fundit të dyja palët janë “të fokusuara në politikën e brendshme dhe sondazhet e ushqyera nga retorika nacionaliste”, dhe dialogu kyç për të ardhmen e të gjithë rajonit dhe marrëdhëniet e tij me botën demokratike është lënë mënjanë.

Ndërkohë, shton ai, situata në veri të Kosovës po përkeqësohet minut pas minuti duke shtuar mundësinë e një “Donbasi Ballkanik” në zemër të Europës.

"Madje dhe vetëm të mendosh për këtë mundësi është katastrofike dhe për këtë arsye duhet të eliminohet me çdo çmim. Shkurtërsia strategjike në aksesin ndaj dialogut, vonesa në zbatimin e planit të shkëlqyer franko-gjerman, zhvendosja e fokusit drejt demonstrimeve të forcës dhe rrjedhimisht përkeqësimin e situatës në veri, mund t'i kushtojë gjithë këtij rajoni, padyshim Sërbisë, por veçanërisht Kosovës”, theksoi Rama.

Ky i fundit tregon se Shqipëria do të bëjë gjithçka që drejt kësaj mos shkohet.

“Do të ishte shumë keq nëse paqja e brishtë e ndërtuar prej vitesh, në kuadër të procesit të Berlinit dhe përmes nismave të ndryshme, të shembet si një kështjellë rëre për shkak të ringjalljes së valës së marrëzisë ballkanike, duke na shtyrë të gjithëve nga rruga e integrimit europian në rrugën e fuçinë së vjetër të barutit në zemër të Europës”, ​​përmbylli Rama.