Ramadani: Disa vende në Europë nuk do të tërhiqen nga anëtarësimi në NATO nëse do të formohet ushtria europiane
Burim: Kosovo Online
Eksperti për sigurinë Burim Ramadani ka thënë për Kosovo onlajn se idea e ushtrisë europiane është pothuajse e vjetër dhe se tani po bëhet edhe më e zëshme për luftën në Ukrainë dhe tensionit diplomatik mes SHBA dhe Europës, por që mos mendoni se Unioni Europian apo vende europiane janë në gjendje që të arrijnë deri në këtë pikë.
Ai bën të ditur se idea e ushtrisë europiane ka rjedhur nga Franca para 30 vitesh por besohet se NATO paraqitet si ombrellë për vendet europiane.
“NATO do të qëndrojë njësoj siç është dhe nuk shikoj që europianët të mund të formojnë ushtri, gjithashtu dhe për atë që disa vende në Europë, sikurse Polonia dhe Hungaria janë shumë të afërt në bashkëpunim me SHBA, kështu që nuk do të tërhiqen nga anëtarësimi në NATO nëse do të formohet ushtria europiane” thotë Ramadani.
0 komentet