Rasheta: Në fokusin e turneut europian të presidentit Si është shkrirja e raporteve me BE dhe forcimi i bashkëpunimit me Sërbinë

Dragoslav Rašeta
Burim: Kosovo Online

Dragosllav Rasheta nga organizata “Rruga e tretë e re” vlerëson se synimi kyç i turneut europian të presidentit kinez Si Gjinping është që në bisedime me presidentin francez Emanuel Makron të ripërtërijë raportet e ngrira mes BE dhe RP të Kinës dhe përveç ekonimisë, tema kyçe e bisedimeve me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq do të jetë edhe çështja e Kosovës dhe rezoluta për Srebrenicën.

“Kjo është vizitë e parë e presidentit Si në Europë në pesë vitet e fundit dhe patjetër do të shikohet të rregullojë marrëdhëniet të cilat kanë qenë të largëta gjatë këtyre viteve të fundit mes kontinentit tonë dhe Kinës. Sfondi politik për Sërbinë sigurisht që do të jetë situata në KB, Rezoluta për Srebrenicën dhe çështja gjenerale e Kosovës, por mendoj se mbi të gjitha do të dominojnë temat ekonomike sepse ka edhe një muaj kohë deri në ratifikimin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Sërbisë dhe Kinës. Kjo do të jetë tema kryesore e ardhjes së Si në Sërbi”, thotë Rasheta për Kosovo Onlajn.

Sipas fjalëve të tij, fakti që presidenti kinez me rastin e zgjedhjes së vendeve për të vizituar  zgjodhi dhe Sërbinë, flet rreth rëndësisë që ka ky shtet për investimet kineze dhe ndikimin kinez në Europë.

“Vizita në Sërbi përcjell mesazh se Kina po mendon për Sërbinë dhe se këto marrëdhënie janë duke u thelluar prej 2009, e veçanërisht në vitin 2014 me më shumë investime. Rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar mes dy vendeve dhe me këtë, vizita është kontraktuar për një periudhë më të gjatë kohore, është dashur të bëhet gjatë dimrit të kaluar, por egziston edhe një moment politik çka i përket autoriteteve sërbe që qeveria të hyjë në zgjedhje me mbështetjen e një aleati kaq të rëndësishëm sikurse është Kina”, beson Rasheta.

Ky i fundit shton se presidenti kinez qëllimisht vendosi të vizitojë Sërbinë në 25 vjetorin e bombardimit të NATO ndaj ambasadës së RP të Kinës në Beograd për t’i përcjellë mesazh të qartë se ajo ngjarje nuk është harruar dhe se marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Kinës janë ende. të pafavorshme.

“Zgjedhja e Sërbisë flet rreth rëndësisë që ka Sërbia për investimet kineze dhe ndikimin kinez në Europë. Nga ana tjetër pakësohet lista e miqve që Kina ka momentalisht me pjesën tjetër të Europës, veçanërisht në Europën Perëndimore pas divergjencave në raportet me Gjermaninë. Por duhet të shikojmë dhe vetë kohën e ardhjes pasi është përvjetor i caktuar nga 25 vite prej bombardimit të NATO ndaj ambasadës kineze në Beograd dhe mendoj se dhe kjo luan rol mjaft të rëndësishëm që Si në publikun e vet në Kinë, të tregojë se kjo nuk është harruar dhe se marrëdhëniet e Perëndimit dhe Kinës vazhdojnë të jenë jo të favorshme”, konkludoi Rasheta.