Sadiku: Retorika duhet të zbutet, pasqyra e demokracisë është trajtimi i pakicave nga shumica

sadiku
Burim: Kosovo Online

Ish-nënkryetari i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, shprehu shpresën se tema e fushatës së ardhshme nuk do të jetë përçarja kombëtare, duke theksuar se demokracia e qeverisë qendrore në Prishtinë matet me veprimet e saj ndaj komuniteteve serbe dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë.

"Qeveria qendrore duhet të mendojë për të gjithë qytetarët njësoj. Si pjesëtar i komunitetit shqiptar, unë jam pakicë në veri", tha Sadiku për Kosovo online.

Ai theksoi se është e rëndësishme që qeveria qendrore të zbusë retorikën e saj ndaj komuniteteve jo-shumicë.

"Demokracia matet me mënyrën se si shumica vepron ndaj pakicës, dhe apeli është që qeveria qendrore të mendojë për komunitetet jo-shumicë, ta zbusë atë retorikë dhe që të gjithë qytetarët të mbrohen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë. I njëjti apel vjen edhe për qeverinë lokale, e cila duhet të mbrojë komunitetet jo-shumicë. Demokracia matet me këtë", tha Sadiku.

Sipas tij, demokracia e autoriteteve në Prishtinë reflektohet në trajtimin e komunitetit serb, dhe demokracia në veri në qëndrimin e autoriteteve lokale ndaj shqiptarëve që jetojnë atje.

"Demokracia e qeverisë qendrore dhe demokracia e qeverisë në Kosovë duhet të matet me sa të drejta kanë serbët dhe komunitetet jo-shumicë, dhe demokracia në nivel lokal matet me mënyrën se si komuniteti serb, i cili ka pushtet këtu (në veri), i trajton komunitetet jo-shumicë", tha Sadiku.