SHBA përshëndet vendimin e Sërbisë që të jetë mikpritëse e stërvitjes së përbashkët ushtarake
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin vendimin e Sërbisë për të qënë mikpritëse e stërvitjes ushtarake me partnerët paqesorë, ka theksuar Ambasada e SHBA në Beograd për Radion Europa e Lirë.
"Ndjehemi të lumtur që jemi pjesë e ujkut të platintë" ka shtuar në deklaratën e shkruar Ambasada e SHBA.
Qeveria në Sërbi ka ndërmarrë një moratorium të jashtëzakonshëm për organizimin e stërvitjes ushtarake me partnerët e huaj ku do të mbahet me emrin "Ujku i platintë 23".
Bëhet fjalë për stërvitjen ndërkombëtare taktike në të cilën do të marrin pjesë edhe anëtarët aleatë të NATO mes të cilëve edhe SHBA.
Në përgjigjen e saj ambasada shprehet se SHBA çmon partneritetin ushtarak me Sërbinë dhe respekton mjaft ushtrinë sërbe dhe udhëheqjen e saj.
"Zotohemi për partneritet të fortë dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Sërbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin global e rajonal" nënvizohet nga Ambasada e SHBA.
Në të shtohet se puna e përbashkët ndërton lidhje miqësie dhe mirëbesimi ku të dy palët u mundësohet përpjekja e përbashkët për paqe.
0 komentet