Shluka: Vendimet e qeverisë teknike që nuk kanë qenë në planin vjetor mund të kundërshtohen

Saradnik nevladine organizacije „Nova društvena inicijativa“ Aleksandar Šljuka
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i organizatës joqeveritare “Nisma e Re Shoqërore”, Aleksandar Shluka, deklaroi për Kosovo online se të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës në mandat teknik, të cilat më herët nuk kanë qenë të përcaktuara në planin vjetor të Qeverisë apo në buxhetin vjetor, konsiderohen jolegjtitime dhe mund të kundërshtohen në gjykata.

 

Siç thotë, nëse ato do të kundërshtohen apo jo, mbetet në dorë të akterëve politikë ose të vetë gjykatave që nisin procedurat sipas detyrës zyrtare.

“Disa padi mund të paraqiten nëse vlerësohet se gjykatat nuk do të veprojnë me iniciativë të tyre. Mendoj se vendimet mund të kundërshtohen, ndërsa gjykatat janë ato që duhet të vlerësojnë cilat vendime do të kontestohen dhe cilat jo. Pse deri tani nuk ka pasur më shumë ankesa është çështje për akterët politikë”, thekson Shluka.

Ai kujton se në rastin e udhëzimit administrativ për arkëtimet fiskale, të cilin e miratoi ministri i financave në mandat teknik, Hekuran Murati, Gjykata Supreme e Kosovës tha se ai nuk mund të ushtrojë dy funksione njëkohësisht, pasi në zgjedhjet e 9 shkurtit u zgjodh deputet, dhe se vendimet e marra në cilësinë e ministrit janë të pavlefshme.

“Megjithatë, ekspertët kanë theksuar se ajo vendim që lidhet me situatën kur deputetët janë njëkohësisht edhe ministra, nuk mund të zbatohet automatikisht në çdo rast tjetër, por se çdo situatë dhe vendim pasues duhet të kontestohet veçmas në gjykata”, thekson Shluka.