Simiq dhe Popoviq me Shibelin për pozitën dhe mbrojtjen e të drejtave të sërbëve në Kosovë

priština
Burim: Srpska lista

Kryetari i Grupit të Deputetëve të Listës Sërbe Igor Simiq dhe ndihmësi i tij Sërgjan Popoviq kanë biseduar sot në Prishtinë me përfaqësuesin special të Unionit Europian në Kosovë, ambasadorin Dirk Shibel për pozitën e popullit sërb, situatën aktuale politike dhe raportin e ardhshëm të Komisionit Europian për përparimin e Kosovës, informon Lista Sërbe.

Përfaqësuesit e Listës Sërbe shprehën besimin se në raportin e ardhshëm të Unionit Europian, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet pozitës së rënduar të popullit sërb, sfidave të panumërta me të cilat përballen përditë, si dhe domosdoshmërisë për angazhim sa më të fortë të institucioneve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut për sërbët, ato qytetare e politike.

“Në takim është folur edhe për ligjet e reformuara europiane me të cilat në periudhën e ardhshme do të diskutohet në Kuvend në Prishtinë, si dhe rëndësinë e pjesmarrjes së përfaqësuesve të popullit sërb në proceset vendimarrëse dhe ndërmarrjen e reformave. Në këtë kontekst, është theksuar në veçanti rëndësia e faktit se Unioni Europian është në procese të reformave europiane, por dhe në jetën politike në këto vise, duke njohur Listën Sërbe si partner të rëndësishëm e konstruktiv” bëhet e ditur në njoftim.

Shtohet se Lista Sërbe mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në veprimtaritë politike, bashkëpunimin me përfaqësues të Unionit Europian dhe përfaqësim të vazhdueshëm të interesave të popullit sërb nën insistimin se çdo proces reformues e politik, duhet të respektohen të drejtat, nevojitet dhe legjitimimi i interesave të sërbëve.