Deleviq dhe Vasiq: Proçesi ndaj Pantiq e Zariq po i vjen fundi
Avokatët mbrojtës për rastin e Momir Pantiqit dhe Zharko Sariqit, Millosh Deleviq dhe Dejan Vasiq, thanë se ky proçes është afër fundit dhe se vendimi do të shpallet pas dëshmisë së dëshmitarëve në dhjetor.
“Pantiq në këtë proces penal mbrohet aktivisht diçka e përafërt si Millosheviqi dhe Shesheli në Hagë, duke ofruar tre dëshmitarë nga mbrojtja. Gjykata e refuzoi propozimin e tij që Natasha Kandiq të dëshmojë në shqyrtimin qëndror për punën para komisionit shtetëror për personat e humbur e të vrarë. Shqyrtimi qëndror po i vjen fundi dhe pasi të dëgjohen edhe disa dëshmitarë të tjerë nga mbrojtja dhe të pandehurve u jepet mbrojtja, në këtë proces do të merret dhe vendimi” tha Deleviq.
Avokat Dejan Vasiq tha se trupi gjykues bëri gjithçka që provat që paraqiti Prokuroria Speciale dhe mbrojtja të trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Këtij proçesi po i vjen fundi i shqyrtimit gjyqësor, me seancat e planifikuara për në nëntor e dhjetor, në të cilat gjykata pranoi dëshminë e dëshmitarëve të propozuar nga avokatët mbrojtës”, tha Vasiq.
Gjyqi i Zariqit dhe Pantiqit do të vijojë më 26 dhe 27 nëntor dhe në seancat e planifikuara për në dhjetor.
Sipas aktakuzës të ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ish-shefi i Stacionit Policor në Istog Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq, akuzohen për bashkëkryerje të veprës penale “krim lufte kundër popullatës civile”.
Pantiq dhe Zariq u arrestuan në gusht të vitit 2023. Pantiq u arrestua në vendkalimin e Merdares, ndërsa Zariq u arrestua në fshatin Lubozhdë afër Istogut.
Të dy prej arrestimit ndodhen në paraburgim.
Gjykata e Lartë e Kosovës refuzoi në prill të këtij viti, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë së paraburgimit për Momir Pantiqin dhe Zharko Zariqin.
0 komentet