Kush është-Abu Katada Albani: Shqiptari në qeverinë e Sirisë, nën sanskionet e SHBA për terrorizëm

Ilustracija, Abu Katada Aljbani
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Në dhjetë vitet e fundit ka udhëhequr grupin xhihadist “Xhemati Alban” që përbëhet kryesisht me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndërsa sot është në qeverinë e Sirisë dhe nën sanksione të SHBA për terrorizëm. Shqiptari i lindur në Shkup Abu Katada Albani thekson se bën gjithçka që Damasku të njohë Kosovën, por që as Prishtina dhe as Tirana nuk punojnë mjaftueshëm në këtë.

 

“Njëkohësisht për fat dhe fatkeqësi, egziston kërkesë e qeverisë së re siriane për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por fatkeqësia është se kërkesa nuk është nënshkruar në nivelin e lartë përgjegjës, pasi atë e ka përcjellë në nivelin e ndihmës ministrit të vetqeverisjes vendore me aq sa kujtoj” ka thënë Albani para disa ditësh.

Ky i fundit sqaroi se kjo kërkesë duhet t’i përcillet presidentit apo kryeministrit të Kosovës.

Më herët në mjaft deklarata për mediat, ka thënë se nuk i vjen keq që ka udhëhequr shqiptarët që kanë luftuar në Siri dhe se punon në njohjen e Kosovës nga ana e Sirisë.

Në intervistë që është emetuar më 2 janar, tha se luftëtarët e tij janë të gatshëm nëse Sërbia sulmonte Kosovën.

Njëkohësisht kritikon qeverinë në Prishtinë dhe Tiranë pasi nuk dëshirojnë të zgjidhin çështjen e atyre shqiptarëve që janë ende në Siri.

“Fatkeqësisht, Shqipëria dhe Kosova rendin të ndihmojnë dhe strehuar afganët dhe iranianët të cilët janë tradhtarë të shtetit dhe popullit të tyre, si dhe për t'u dhënë shtetësinë, ndërsa pas vetes lënë gjakun e tyre dhe shqiptarët pa shtetësi që u arratisën prej masakrave sërbe. Në fund, e njëjta qeveri dhe parti na shesin zgjuarsi dhe patriotizëm për shqiptarët”, tha Albani pasi vizitoi njërin prej tyre.

Abu Katada Albani lindi në Shkup më 25 shtator të vitit 1976 nën emrin Abdyl Jashari.

Pretendon se ka qenë në betejë në Lindjen e Mesme, kryesisht në Siri në 12 vitet e fundit.

Njësia "Xhamati Alban", bën të ditur ai, u themelua në vitin 2012 dhe ishte aktive në të gjitha betejat kryesore në Sirinë veriperëndimore.

“Luftëtarët shqiptarë luajtën rol të rëndësishëm jo vetëm në terren, por edhe në planifikimin dhe koordinimin e operacioneve”, tha ai.

Në verën e vitit 2018, ky grup publikoi videorregjistrimin “Snajperistët shqiptarë nga Siria” në të cilën flasin për pjesëmarrjen e tyre në fushbetejën siriane.

Videoja me gjatësi 33-minutëshe u hoq shpejt nga interneti dhe pasi gjurma e këtij informacioni “France Soir” publikoi histori të gjerë rreth njësisë.

Sipas pretendimeve të kësaj gazete, ata i’u bashkuan xhihadistëve në një nga bastionet më të forta islamike në Idlib.

Atëherë u zbulua se në Siri luftonin si pjesë e grupit xhihadist Hajat Tahrir al-Sham (HTS).

Sipas të njëjtit burim, Abu Katada Albani shumë shpejt u bë drejtues i Frontit Al Nusra, për të cilën në vitin 2016 hyri në listën e zezë të Ministrisë së Financave amerikane dhe  u akuzua për terrorizëm.

Mediat franceze pretendojnë se kjo njësi në atë moment numëronte rreth njëqind pjestarë dhe se numri më i madh ishte në mars të vitit 2015, kur grupi kishte rreth 500 luftëtarë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Momenti vendimtar për detashmentin xhihadist shqiptar ishte 22 shkurti i vitit 2019, kur disa njësi muxhahedinësh dhe njësi ushtarake që operonin në Siri, nxorën deklaratë të përbashkët "Mbështetje dhe Besnikëri ndaj Tahrir-Sham".

Në vendin e katërt të kësaj liste nga tetë fraksione islamike, gjendej dhe “Batalioni Shqiptar” me nënshkrimin e vetë Abu Katada AlBani, i cili nënshkroi si “drejtor i akademisë ushtarake Tahrir al-Sham”.

Sipas shkrimit të REL Hajat Tahrir al-Sham është grup militant islamik, anëtarët e të cilit janë kryesisht salafistë, sekt ultraradikal brenda Islamit Sunit. HTS kërkon të krijojë shtet në Siri sipas ligjit islamik.

Grupi u shfaq në vitin 2012-një vit pasi shpërtheu lufta civile në Siri. Më parë quheshin Xhabhat al-Nusra, ose Fronti Nusra.

Ishin njohur dhe si "dega siriane e Al-Kaedës", por më vonë u distancuan plotësisht prej tyre.

REL bën të ditur se Fronti Nusra u bë një nga grupet më vdekjeprurëse që luftojnë kundër Bashar al-Asadit, duke përdorur taktika që përfshijnë bomba vetëvrasëse dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese të improvizuara.

Shërbimi informativ amerikan vlerëson se HTS ka nga 5,000 deri në 10,000 anëtarë. Këtë grup Uashingtoni në vitin 2018 e vendosi në listën e zezë të organizatave terroriste dhe për drejtuesin e tij Xhulani u dha shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Sipas shkrimeve të portaleve të specializuara ushtarake, drejtuesi i xhihadistëve shqiptarë, Abu Katad Albani, konsiderohej si këshilltar i ngushtë i shumë prej anëtarëve më të lartë të HTS, përfshirë Abu Muhamad al-Xhulani, kreun e HTS.

Ka qenë Xhulani ai që e ka nxjerrë në vitin 2015 për kreun e “Xhemati Albana”.

Portalet e specializuara ushtarake që merren edhe me njësitë e muxhahedinëve në Lindjen e Mesme pohojnë se aktivitetet e “grupit shqiptar” në Siri nisën në vitin 2017 dhe se kjo përkon me pjesëmarrjen e tyre në konfliktet në Ras al-Ajn, bazën ajrore Abu al-Duhur dhe Xhisr al-Shugur.

Në pjesën më të madhe financohen falë detashmentit që themeluan nën emrin “Taktika Shqiptare”. Bëhet fjalë për njësinë që merret ekskluzivisht me trajnime taktike me kontratë me grupe të tjera xhihadiste në rajon.

“Ky grup i ka mundësuar ‘Xhemata Albana’ ofruesin trajnues me cilësi të lartë duke përdorur pajisjet më të fundit”, thuhet në portalet “Grej Dinamik”.

Pas përmbysjes së Bashar al-Asad në fund të vitit të kaluar, Abdul Jashar, i njohur si Abu Katada Albani, mori gradën e kolonelit.

Ishte në një grup prej vetëm disa të huajsh që këtë e meritonin.

“Sot, nga ana e komandantit të lartë të rezistencës siriane Ahmed Sherae është ndërmarrë shpërndarja e parë e gradave apo dhe emërimeve. Unë personalisht mora gradën kolonel. Kjo për ne është nder por edhe një përgjegjësi e madhe”, tha në profilin e tij në Facebook më 29 dhjetor të vitit të kaluar.