Spahiu: Sërbia dhe Kosova duhet të jenë mirënjohëse ndaj Ahtisarit
Profesori universitar nga Prishtina Nexhmedin Spahiu ka thënë se me rastin e vdekjes së ish presidentit finlandez dhe ish i dërguari i KB për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari se "Sërbia dhe Kosova duhet t’i jenë mirënjohës atij".
“Sërbia si pasojë e kësaj, nëse nuk do të ishte Ahtisari, do të kishte edhe më shumë bombardime dhe viktima, Kosova si pasojë e kësaj sepse arriti të gjente formulën sesi do të ndërtohej shteti, ndërsa nga ana tjetër pakicat komëtare të jenë të kënaqura që jetojnë këtu përfshirë dhe sërbët. Ahtisaari mori ankesa nga të dy palët, si nga sërbët ashtu edhe nga shqiptarët, sepse si njëri dhe tjetri, kërkonin shumë në dëm të palës tjetër, por megjithatë ai gjeti zgjidhjen më të mirë” ka thënë Spahiu për Kosovo onlajn.
Vetë thelbi i planit të Ahtisarit, siç bën të ditur Spahiu, është se si të kënaqen pakicat në Kosovë, e veçanërisht autonomia e sërbëve në fushën e kulturës, shëndetësisë dhe arsimit, e cila është bërë edhe përmes decentralizimit dhe krijimit të komunave të reja.
“Plani i Ahtisaarit la mundësinë që pakicat të mbrohen dhe mundësia e tyre për t'u integruar në shoqërinë kosovare të jetë e madhe, çka në fakt është një formulë fort interesante. Ajo që e bën planin e Ahtisarit dhe shtetin e Kosovës rast sui generis, është pozita e sërbëve. Këta të fundit përmes planit të tij, mbeten pjesë integrale e kombit sërb, ruajnë shtetësinë e Sërbisë dhe nga ana tjetër në Kosovë gëzojnë autonomi të plotë dhe statusin e një pakice, çka nuk është rast le të themi si i sërbëve që jetojnë në Rumani, të cilët aty janë pakicë dhe kanë të drejta, por nuk janë pjesë integrale e kombit sërb”, thotë ai.
Spahiu thekson se merita e madhe e Marti Ahtisaarit është shpallja e pavarësisë kosovare.
“Sa e vështirë është krijimi i një shteti në epokën moderne dhe në shekullin XXI, u shfaq në rastin e Katalonjës, e cila është shumë më e madhe dhe më e zhvilluar se Kosova, por megjithatë nuk arriti të gjejë rrugën drejt pavarësisë. Kështuqë për një vend dhe territor të vogël me më pak se dy milionë banorë, gjetja e formulës së pavarësisë dhe pozita në sistemin ndërkombëtar është vërtet kontribut i madh”, tha ai.
uke folur rreth elementëve të planit Ahtisari të cilat janë të ngulitura në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet kosovare, Spahiu thotë se plani i diplomatit finlandez ka status “jashtë orarit” të Kosovës duke theksuar se egziston nen ku kërkohet diçka në Kushtetutën e Kosovës, ndërsa është në kontradiktë me planin e Ahtisarit, prioritet i jepet planit, jo Kushtetutës.
“Dhe tani se si zbatohen ligjet në Kosovë, kjo është çështje tjetër. Plani i Ahtisaarit realisht u zbatua në terma të përgjithshëm, pasi u krijuan komuna me shumicë sërbe, sërbishtja është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën, ekziston zonë mbrojtëse rreth kishave dhe manastireve, autonomi në fushën e shëndetësisë dhe kulturës. Fakti që plani i Ahtisaarit nuk respektohet plotësisht, është sepse ne nuk jemi popull që respekton tërësisht ligjet” përmbylli Spahiu.
komentet