Spahiu: Shfaqja e Kurtit në Maqedoninë e Veriut gabim i madh, kjo nuk mundet të përsëritet

Nedžmedin Spahiu
Burim: Kosovo Online

Profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu ka thënë për Kosovo onlajn se shfaqja e kryeministrit kosovar Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut ishte gabim i madh çka nuk duhet të ripërsëritet.

“Ky ishte budallalliku i tij. Ikonografija e cila ishte në pritjen e Kurtit nuk i takon kryeministrit të një shteti të pavarur sovran. Kjo është e njëjta, si të themi sikur Gjukanoviqin në Kroaci apo në Kosovë t’a presin me flamuj të ndonjë shteti tjetër e jo malazez, apo me flamuj sërb, ose Pendarovskin t’a përshëndesin jo me flamurin maqedonas. le të themi, me flamuj bullgarë, që do të ishte krejtësisht e papërshtatshme” ka thënë Spahiu.

Sipas këtij të fundit, Kurti me shfaqje si kjo në Maqedoninë e Veriut, dëmton raportet me vendet fqinje, por beson se liderët maqedonas këtë herë, do t’a tolerojnë.

“Nuk e di se cili ishte motivi i Kurtit, por mendoj se është politikë fort e gabuar që dëmton marrëdhëniet me shtetet fqinje, me shtetet mike, siç është Maqedonia e Veriut. Nuk pres ndonjë përkeqësim të marrëdhënieve, jo sepse ai nuk ka bërë asgjë të keqe aty, por sepse liderët maqedonas kanë sens të shëndoshë dhe mendoj se do t’a tolerojnë këtë herë, me kusht që në të ardhmen diçka e tillë mos të përsëritet” ka thënë Spahiu.