Stanisllav Sretenoviq: Deklaratat e Kurtit nuk kontribuojnë në qetësimin e situatës në Kosovë

Stanislav Sretenović
Burim: Kosovo Online

Këshilltari shkencor në Institutin e Historisë Moderne Stanisllav Sretenoviq ka thënë se deklaratat e kryeministrit kosovar Albin Kurti "rreth projektit të papërfunduar të Lidhjes së Prizrenit“ në të cilën foli në seancën e Këshillit të Përgjithshëm të lëvizjes Vetvendosja, ku bëri thirrje për unitet kombëtar të shqiptarëve, nuk kontribuojnë në qetësimin e situatës në Kosovë.

„Nëse do të analizonim faktin që ekzistonte “Lidhja e Prizrenit”, sigurisht që do t’u takonte historianëve sërbë dhe shqiptarë që t‘a spegojnë, e jo politikanëve që e përdorin këtë fakt të tillë historik në rrethana dhe kontekste krejtësisht të ndryshme historike“ ka thënë Sretenoviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit mbrëmjen e sotme në Tiranë prezantoi projektin që drejton „Shteti shumëetnik dhe identiteti kombëtar sërb-në shekullin XX“ i cili financohet nga Fondi për shkencën i Republikës së Sërbisë.

Sipas tij, çdo bashkëpunim që bazohet në parimet e historiografisë kritike, mund të kontribuojë në zhvillimin shkencor të dy komuniteteve, sërb dhe shqiptar, si dhe në bashkëpunimin e dy popujve.

“Megjithatë, mendoj se komuniteti akademik është i ftuar që patjetër të bashkëpunojë pa marrë parasysh ulje-ngritjet në marrëdhëniet politike” ka thënë Sretenoviq.

Ideja për të prezantuar projektin në Tiranë, për të cilin aktualisht po punon me një ekip ekspertësh, ka ardhur nga kolegu i tij shqiptar, Artan Puto, me të cilin ka studiuar për doktoraturë në Firence.

“Jemi këtu për herë të parë në Tiranë me idenë e zhvillimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së lidhjeve mes institutit tonë dhe bashkëpunëtorëve tanë, pra një tjetër institut nga Sërbia dhe një universitet me kolegë shqiptarë nga institutet dhe universitetet e Tiranës”, përfundoi. Sretenoviq.