IKD: Raporti i Komisionit Europian konfirmon gjendjen shqetësuese të sundimit të ligjit në Kosovë
Instituti Kosovar për Drejtësi vlerëson se Raporti i Komisionit Europian (EK) ofron pamje shqetësuese të gjendjes në fushën e sundimit të ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe ndërmarrjen e reformave. Gjetjet në raport tregojnë se Kosova vijon të përballet me probleme serioze të cilat janë dëshmuar dhe në raportet e mëhershme ku institucionet përherë nuk i kanë zgjidhur për të cilat Instituti tregon se ky dokument duhet që të shërbejë si thirrje serioze për ndryshim në qasje.
Sikurse bëhet e ditur në njoftim, është veçanërisht shqetësues fakti që Komisioni gjatë periudhës raportuese, në Kosovë nuk është arritur asnjë progres në funksionimin e gjyqësorit.
"Ky vlerësim përfaqëson përkeqësim në raport me tre vitet e mëparshme, kur progresi u vlerësua si kufizues. Për më tepër, Komisioni vuri në dukje trendet shqetësuese në lidhje me respektimin e të drejtave themelore dhe funksionimin e sistemit gjyqësor. Besojmë se këto gjetje nuk duhet të shikohen si probleme të izoluara që lidhen vetëm me një vit, por si vazhdim i mangësive strukturore, vonesave në reforma dhe mungesës së llogaridhënies institucionale", bëhet e ditur në deklaratë në Fejsbuk.
Shtojnë se raportet e Komisionit prej vitesh treguan kryesisht të njëjtat sfida, ndërsa masat e marra ishin të pamjaftueshme për të sjellë ndryshime thelbësore.
Kriza politike e institucionale, e cila zgjat në Kosovë qysh nga zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar, e ka përkeqësuar më tej situatën, konstaton Instituti dhe shton se ngecja në punën e institucioneve, zgjedhjet e përsëritura dhe vonesat në vendimmarrje pamundëson zbatimin e reformave kyçe, çka ndikuan negativisht në axhendën e integrimit europian.
"Në vend që të konsolidojë reformat, sistemi gjyqësor vazhdon të përballet me sfida përsa i përket pavarësisë, përgjegjshmërisë, efikasitetin dhe funksionimin institucional. Janë veçanërisht shqetësuese gjetjet që tregojnë për ndikim të tepruar politik dhe ekonomik brenda sistemit gjyqësor. Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë paraqet parakusht për sundimin e ligjit", vëren Instituti.
Në njoftim vlerësohen se vonesat në miratimin dhe zbatimin e reformave, përfshirë legjislacionin që rrjedh nga procesi i reformës bërë i ditur në deklaratën e përbashkët të detyrimeve, kontribuan në atë që problemet e identifikuara më herët nga Komisioni vazhdojnë të egzistojnë.
Vihet re se Komisioni, ndonëse emërimi i kryeprokurorit, pas gjendjes 4 vjeçare si ushtrues i detyrës, si dhe ndryshimet në përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), u vlerësuan si zhvillime pozitive, megjithatë vuri në dukje në sfidat serioze në zbatimin e reformës së KPK, shqetësime në lidhje me efikasitetin e drejtuesve dhe përgjegjësisë, si dhe nevojën për ndryshime të mëtejshme ligjore në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Kur është fjala për luftën ndaj korrupsionit, raporti vazhdon të vërejë vetëm progres të kufizuar, vë në dukje Instituti nën vlerësimin se kjo tregon se përpjekjet institucionale ende nuk kanë dhënë rezultate të qëndrueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë.
"Lufta efikase ndaj korrupsionit kërkon jo vetëm kornizë adekuate ligjore, por dhe institucione të pavarura, hetime profesionale, ndjekje penale efikase dhe vendime gjyqësore përfundimtare", thuhet në njoftim.
Kur është fjala për reformën e administratës publike, Instituti deklaron se Raporti tregon përparim të caktuar por që problemet strukturore vijojnë të egzistojnë, ndaj tërheq vëmendjen se administrata profesionale dhe e depolitizuar është parakusht për menaxhim efikas dhe zbatim të qëndrueshëm të ligjeve dhe politikave publike.
"Pa kapacitete stabile institucionale dhe respekt për parimin e meritokracisë, madje dhe reformat e miratuara rrezikojnë të mbeten vetëm formale", thuhet në njoftim.
Vërrehet dhe se Raporti i Komisionit Europian përcjell kritika nga shoqëria civile që lidhen me mungesën e transparencës dhe parregullsitë në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Medias (KPM) dhe Shërbimit Publik (RTK), si dhe shqetësime në këndvështrimin e ligjshmërinë e vendimeve dhe gjobave të vendosura nga KPM ndaj kompanive mediatike.
Ndaj Instituti bën thirrje për përgjegjësi institucionale dhe ndryshim në qasjen ndaj reformave.
Për ta, mesazhi kyç i raportit, është se Kosova nuk mund të vazhdojë me të njëjtën qasje ndaj reformave dhe të presë rezultate të ndryshme, i bëjnë thirrje Kuvendit, Qeverisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorisë dhe institucioneve të tjera kompetente të marrin masa konkrete për të zbatuar rekomandimet e Komisionit, konfirmimin e përgjegjësive të qarta institucionale, afate kohore të matshme dhe mekanizma transparente raportuese.
“Prioritet duhet t’u jepet reformave që forcojnë pavarësinë dhe përgjegjësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë, përmirësojnë rezultatet në luftën kundër korrupsionit, sigurojnë funksionimin efikas të Kuvendit dhe Qeverisë, si dhe profesionalizimin e administratës publike”, thuhet nga ky Institut dhe shtohet se ky Raport duhet të shërbejë si thirrje serioze për ndryshim në qasjen institucionale.
0 komentet