Stano: Me ndalimin e hyrjes së kryepeshkopit të KOS, Prishtina shkeli Marrëveshjen rreth vizitave zyrtare

Peter Stano o događajima u Banjskoj 24. septembra
Burim: Kosovo Online

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano tha se me ndalimin e hyrjes së kryepeshkopit të KOS Porfiri, Prishtina shkeli Marrëveshjen rreth vizitave zyrtare të marrëveshuara në Bruksel në vitin 2014. Ai tha se tema e takimit të nesërm në Bruksel do të jetë dinari, por që BE nuk do t’a humbë mundësinë të transmetojë mesazhin e vet por edhe pakënaqësinë për akte të caktuara.

"Vizita e kryepeshkopit Porfir në Kosovë ishte e parashkruar dhe pjesë e domethënëse e marrëveshjes rreth dialogut dhe duhej të ishte lejuar. Me ndalimin e hyrjes së tij, Qeveria e Kosovës jo vetëm që shkeli marrëveshjen rreth vizitave zyrtare të vitit 2014, por padrejtësisht injoroi rëndësinë e aësaj që Kisha Ortodokse Sërbe të jetë në kontakt me besimtarët në Kosovë", ka thënë Stano. 

Ky i fundit shtoi se lëvizje e këtillë është kundër parimeve fundamentale të kujtdo shoqërie multietnike dhe asaj të tolerancës demokratike.

"Bashkimi Europian vijon të përsërisë ftesën e vet për zbatimin e plotë dhe pa kushte të të gjitha marrëveshjeve të dialogut, përfshirë dhe atë të vizitave zyrtare", theksoi zëdhënësi i BE.

Shtoi se takimi i nesërm në Bruksel do të fokusohet në axhendë shumë të specializuar, por që BE nuk do të humbasë mundësinë të shfaqë qëndrimin e vet.

"Ne asnjëherë nuk humbasim mundësinë të përcjellim mesazhet tona dhe pritshmëritë, sikurse dhe pakënaqësinë tonë me aktet dhe vendime individuale kur i takojmë në cilëndo mundësi. Megjithatë tema e takimit të nesërm është zgjidhja e situatës rreth heqjes së dinarit dhe Urdhërit të Bankës Qëndrore të Kosovës, sikurse ka qenë rast dhe në takimet e mëparshme", ka thënë Stano.