Staroviq: Kurti ka treguar të rreme se kemi pasur më shumë se 100 stërvitje me rusët

Nemanja Starović

Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar tashmë një përgënjeshtrim ndaj gazetës britanike The Guardian për deklaratën e dhënë nga Albin Kurti se Ushtria Serbe ka pasur 104 stërvitje ushtarake me Rusinë vitin e kaluar, edhe një herë dua ta demantoj këtë, tha sot sekretari shtetëror në atë ministri, Nemanja Staroviq.

Ai shtoi se kjo është vetëm një nga një sërë gënjeshtrash që jemi ekspozuar së fundmi dhe deklaroi se në mediat rajonale dhe veçanërisht në Prishtinë këto ditë po përhapen lajme të rreme për armët e supozuara në barrikadat që mbanin serbët në vendkalimet.

Ai vlerësoi se protesta u shpreh në mënyrë demokratike dhe shprehu respekt të madh për serbët që 11 ditë po zhvillojnë protesta paqësore dhe demokratike.

“Është mënyra e duhur për të shprehur protestën dhe reagimin ndaj të gjitha kërcënimeve që vijnë kryesisht nga Albin Kutri dhe që duhet të dënohet më ashpër”, tha Staroviq.

Sipas fjalëve të tij KFOR-i dhe EULEX-i duhet t'i mbrojnë ata që janë të kërcënuar në Kosovë, që aktualisht janë serbët në veri të Kosovës, dhe nëse kjo nuk ndodh, ushtria serbe është e gatshme të reagojë.

“Duhet të kujtoj se kemi paraqitur kërkesë zyrtare për kthimin e një pjese të forcave të armatosura të Serbisë në Kosovë në përputhje me rezolutën 1244. Do të presim përgjigjen dhe në bazë të formulimit të saj do t'i përcaktojmë hapat tanë të ardhshëm”, tha Staroviq.

Ai ka thënë se është skandaloze që as familja, as avokati i ish-policit të Kosovës të arrestuar Dejan Pantiq, as shefi i misionit të EULEX-it nuk e dinë se ku është ai dhe vlerësoi se bëhet fjalë për kidnapim.

Ai përkujtoi se mediat kanë njoftuar se 600 serbë në veri të Kosovës janë në listat për arrestimin dhe ka përfunduar se ky është një mesazh për serbët se nuk janë të mirëpritur atje.